fbpx

Përmbytjet në Ballkan, studiuesit: Ja përse janë shtuar

Përmbytjet katastrofike që përfshinë Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën e Shqipërinë, në maj të vitit 2014 shkaktuan viktima e humbje prej miliarda eurosh, njofton TCH.

Ekspertët e Institutit për Studimet e Klimës në Potsdam të Gjermanisë mendojnë se reshjet e shumta te regjistruara gjatë kësaj periudhe ishin rezultat i disa fenomeneve të shkaktuara nga ndryshimi i klimës dhe temperaturave.

Temperaturat ekstreme sipas tyre sjellin “ngujimin” e erërave në shtresën më të lartë të atmosferës, dukuri kjo që ekspertët e emërtojnë si “jetstream”. Këto erëra janë gjithmonë të pranishme rreth hemisferës dhe përfshijnë tri “unaza”, citon “Doice Welle” studimin gjerman.

Ato nuk janë në formë rrethi por me devijime dhe sillen rreth Tokës duke lëvizur nga qendra drejt Veriut apo Jugut. Këto valë të cilat quhen “rossby” kur lëvizin drejt Veriut tërheqin ajrin e nxehtë nga Mesdheu duke shkaktuar temperatura të larta. Ndërsa, kur lëvizin drejt Jugut, tërheqin me vete ajër të ftohtë nga Poli i Veriut.

Por vitet e kaluara është konstatuar se i ashtuquajturi “rossby” shumë shpesh i ka ndalur valët në ajër. Erërat “jetstream” vazhdojnë të lëvizin edhe për disa  kohë, por duke mos shkuar në Jug apo Veri, siç bëhet normalisht.

Një fenomen i tillë, i ngecjes së valëve në ajër, do të prekë rajonin edhe në të ardhmen sipas studiueseve, çka do të përkthehet me një mot ekstrem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close