Testet raketore: OKB përgatit përgjigje ndaj Koresë Veriore

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkura është duke përgatitur përgjigje kundër Koresë së Veriut, e cila ka testuar dy raketa me rreze të mesme veprimi, ka thënë ambasadori i Kinës në OKB, Liu Jieyi, njofton REL.

Provat janë bërë të enjten, pas një testimi të ngjashëm që është bërë më 15 prill.

Vëzhguesit thonë se të gjitha testet duket se kanë dështuar, por një zëdhënës i OKB-së ka thënë se veprimet e tilla, të cilat shkelin sanksionet, “janë thellësisht shqetësuese”.

Po ashtu ka indikacione se Koreja e Veriut është duke u përgatitur për provën e pestë bërthamore.

Në një koment të rrallë mbi situatën, presidenti i Kinës, Xi Jinping, që është aleati më i afërt i Koresë së Veriut, ka thënë se vendi i tij është i angazhuar për sigurimin e stabilitetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button