Trafiku i kokainës, shqiptarët konkurronin mafien kalabreze

Policia italiane ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me operacionin e një dite më parë”Dexter”, i cili çoi në arrestimin e 31 personave, 10 prej të cilëve shqiptarë, anëtarë të një organizate kriminale në trafikun ndërkombëtar të lëndës narkotike të tipit kokainë e marijuanë.

Shefi i sektorit antidrogë të policisë së Milanos Andrea Olivandese ka theksuar në konferencën për shtyp se roli gjithnjë e në rritje të grupeve kriminale shqiptare në territorin italian.

“Më lejoni të nënvizoj një fakt që thuhet shpesh por jo aq sa duhet, tha ai, forca me të cilën kriminaliteti shqiptar po përhapet në territorin tonë e në të gjithë rajonin e Lombardisë. Shumë herë jemi më të orientuar të zbardhim hetimet mbi grupet kriminale italiane, fenomene të mafies etj.

Por duhet të theksoj se për të disatën herë regjistrohen të dhëna të rëndësishme mbi kriminalitetin shqiptar që kanë të bëjnë me formimin e lidhjet ekstremist të forta mes tyre, shtrirjen e degëzimin e tyre në territor, siç e vërtetojnë dhe urdhër arrestimet në shumë qytete si Milano, Brianza, Siracuza, Varese, Monza, Komo e Bergamo. Me këtë operacion konsistojnë dhe në herë tjetër në trafikimin e drogës nga Vendet e Ulëta drejt Italisë.”

Ndërsa kreu i sektorit operativ të Policisë së Milanos, Serena Ferrarri u shpreh “se operacioni Dexter zbardhi veprimtarinë kriminale të një organizate të rëndësishmen në trafikun ndërkombëtar të drogës, e përbërë nga dy grupe në lidhje të forta mes tyre.

Grupi kryesor është ai i përbërë nga kriminelë shqiptarë që merreshin kryesisht me importimin e kokainës , drejtpërdrejt nga Vendet e Ulëta, duke e shpërndarë më pas në Itali me anë të grupit të italianëve. Kemi të bëjmë me një nivel të lartë organizimi kriminal i shtrirë dhe në Vendet e Ulëta duke mundur të administrojnë tafikimin e kokainës përmes portit të Roterdamit e më pas drejt Italisë.

Në këtë operacion qe mjaft i rëndësishëm bashkëpunimi ndërkombëtar, si dhe me autoritetet shqiptare që në orët e para të mëngjesit të djeshëm e në të njëjtën orë kur nisi dhe operacioni në Itali, arrestuan dy qytetarë shqiptarë pjesë e kësaj organizate kriminale.”

Hetimet e operacionit Dexter, zbardhën aftësinë e grupeve kriminele shqiptare për t’i bërë konkurrencë dhe mafies kalabreze në trafikun e kokainës. Shqiptarët mundnin të importonin në Itali kokainë të cilësisë mjaft të pastër duke e çuar çmimin e shitjes deri nën 40 mijë euro për kilogram, ndërsa kalabrezët nuk arrinin kurrë nën 39 mijë euro për kg, për një cilësi më të ulët droge se ajo e importuar nga shqiptarët.

Kokaina transportohej me anë të automjeteve të rënda që kalonin përmes portit të Roterdamit duke u fshehur mes mallrave e pas pagesës që drejtuesit e tyre kishin marrë nga trafikantët shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button