Përkrahësit e “Agimit të Artë” tensionojnë gjendjen në Greqi

Duke valëvitur flamurët kombëtarë, qindra përkrahës të partisë neonaziste Agimi i Arte, të mbledhur para parlamentin kanë protestuar në mbrëmjen e së shtunës, duke kërkuar lirimin e liderit të tyre, Nikos Mihaloliakos dhe dy deputetëve të tjerë të kësaj force politike, të burgosur dy muaj më parë e që tashmë janë në pritje të gjykimit me akuza për organizim dhe pjesëmarrje ne një grup kriminal.

“Hajdutët duhet të shkojnë në burg, kjo është kërkesa e kohës. Kur hajdutët dhe tradhtarët e kuptuan se do të përballonin katarsin politik, për shkak se së shpejti Agimi i Artë do të jetë partia më e madhe politike në vend, që ndoshta edhe është në këtë moment që flasim, atëherë na përballuan me këtë mënyrë, duke na burgosur”, deklaroi Ilias Kasidiaris, deputet i Agimit të Artë, transmeton TCH.

Vrasja e një të riu antifashist në shtatorin e kaluar nga një neoanzist reduktoi përkohësisht numrin e përkrahësve të Agimit të Artë.

Por, një vrasje tjetër e dyfishtë ndaj dy neonazisteve para pak ditësh nga një grup ekstremist i majtë ka rritur përsëri përqindjet e kësaj partie që vazhdon të jetë forca e tretë, ndërsa flitet që ka edhe sondazhe te papublikuara nga mediat greke, që e çojnë këtë forcë akoma edhe në vendin e parë të preferencës së qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button