Investime të panevojshme në Çair, anashkalohen kërkesat reale

Banorët e komunës së Çairit shprehen se investimet që po i bën ky institucion nuk janë të nevojshme, ata thonë se puna kryesore po neglizhohet e ajo është vendosja e vendkalimeve për këmbësoret si dhe policët e shtrirë për të ngadalësuar shpejtësinë e makinave, e jo të investohet në semaforë ekzistues .

“Para disa dite ndodhi një aksident, pothuajse çdo ditë dëgjojmë se ndonjë makinë i ka përplasur ndonjë person apo edhe për vetë aksident. Është e tmerrshme, kjo rrugë është tani më shumë njerëz, shumë banor, ashtu si ditën të ndërtojnë banesa, ashtu duhet edhe të krijojnë kushte për to”, shprehen banorët e kësaj lagjeje.

Kjo nuk është e para herë që banorët e rrugës “Ferid Murati” ngritin zërin lidhur me mungesën e shenjave të komunikacionit , nuk ka vendkalime për këmbësorët si dhe vozitësit ngasin makinat shpejtë.

Nga Komuna Çair, Udhëheqësi i sektorit për Urbanizëm, Xhingis Hani, kohë më parë sqaroi për Portalb, se kërkesa për ti vizatuar vijat për këmbësorët është bërë deri te Qyteti i Shkupit.

“E dimë se ka nevojë dhe se ka shumë popullatë tani në këtë rrugë. Ne si komunë kemi bë kërkesën deri tek Qyteti i Shkupit dhe së shpejti do të vizatohen vijat për kalimin e rrugës nga ana e këmbësorëve”, sqaron Hani.

Mirëpo kjo gjë nuk u realizua.

Kohë më parë nga Organizata Joqeveritare (OJQ), Duam Çair të Pastër gjithashtu thonë se në inboxin e faqes së tyre në rrjetin social facebook marrin thuaja se çdo ditë shkresa prej lexuesve tanë të cilat kanë të bëjnë me mungesën e disa parametrave sa i përket komunikacionit në komunën Çair!/Portalb

Kurse Komuna e Çairit në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjen publike “Rrugët dhe rrugicat” para disa ditëve filloi rikonstruimin e tërësishëm të sinjalizimit rrugor në udhëkryqin “Kemal Sejfulla” dhe “Brigada e Dytë Maqedonase” si dhe në rrugën ‘Ferid Murati’ në të cilin do të vendoset shtylla dhe semaforë të rinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button