Kabineti i Ivanov: Tani për tani nuk komentojmë asgjë rreth vdekjes së Kërpaç

Tani nuk do të komentojmë asgjë rreth vdekjes së Kërpaç, thonë për “Meta” nga kabinti i Gjorgje Ivanov.

“Nëse ka reagim, do të jeni të njoftuar” deklaruan nga kabineti i presidentit nëse presidenti do të deklarohet për incidentin e djeshëm ku u gjet i vrarë një person i cili ishte i falur nga presidenti së bashku me 55 funksionarë tjerë.

Ndryshe, Prokuroria Speciale Publike (PSP) bëri të ditur se nuk ka patur asnjë padi penale ndaj të vetvrarit, as që ka qenë i dyshuar, prandaj do të kërkojnë të dhëna se nga ku, kryetari Ivanov i mori informacionet, për gjoja ndjekje penale ndaj Krpaç.

Nga PSP demantojnë pohimet e disa mediave se Prokuroria ka kryer presion ndaj të ndjerit Kosta Kërpaç.

Nryshe, dje Kosta Kërpaç u gjet i vdekur në banesën e tij rreth orës 13 e 30 në lagjen Kapishtec. Nga MPB njoftojnë se ai ka pasur plagë në gjoks nga plumbat e armës me zjarr.

Ministri i brendshëm Oliver Spasovski në Manastir sot tha se nuk do të komentoj asgjë për rastin dhe se do t’i lë organet të hetojnë tragjedinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button