Vendi i parë për nxënësen e SH.M.Q.SH. “Braqa Milladinovci”

U mbajtën garat e organizuara nga MASUM, të cilat zhvillohen çdo vjet në shtetin tonë, ku marrin pjesë nxënës nga të gjitha shkollat dhe qytetet në R.M.

Garat sivjet u zhvilluan në shkollën e mesme “ Mihail Popil”, ku morri pjesë edhe nxënësja e vitit të katërt, Gjulsime Beqiri pranë shkollës së mesme “Braqa Milladinovci”. Ajo arriti rezultate të shkëlqyera duke e zënë vendin e parë, në kategorinë “Fjalim publik” – në gjuhën shqipe, me temën “Më mirë të duhemi sesa të urrehemi”, e mentoruar nga profesori i gjuhës shqipe Visar Sopaj.

Si përgjegjës i paraleleve në gjuhën shqipe, në emrin tim personal, si dhe në emrin e gjithë kolegiumit shqiptar, nxënëses Gjulsime Beqiri, i shprehim mirënjohje për të arriturat e saj.

“Vlen të theksohet se nxënësja në fjalë është nxënëse e shkëlqyeshme përgjat katër viteve të shkollimit të saj në shkollën tonë. Poashtu vitin që lam pas mori pjesë në garat e njëjta, që u zhvilluan në qytetin e Velesit, ku u dekorua me vendin e dytë”, theksoi përgjegjësi i SH.M.Q.SH “Braqa Milladinovci” Shkup, Bujamin Memedi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button