Gjykata e Apelit ­ Shkup e ktheu “Syrin e gjarpërit 2” në gykim të sërishëm në Gjykatën Themelore

­ Gjykata e Apelit Shkup deri te Gjykata Themlore Shkup 1 ­ Shkup ka shtruar aktgjykim, me të cilin për herë të dytë e ka hequr aktgjykimin e Gjykatës Penale prej 16.01.2015 për lëndën në opinionin të njohur si “Syri i gjarpërit 2″, dhe lëndën e ktheu në gjykim të sërishëm në Gjaktën Themelore.

Duke vepruar sipas ankesave të shtruara nga 53 të akuzuar, të deklaruar personalisht ose përmes avokatëve të tyre, si dhe ankesën e parashtruar nga prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër aktgjykimit të shkallës së parë, gjykata e shkallës së dytë e ka pranuar ankesat e të akuzuarve dhe pjesërisht e ka pranuar ankesën e prokurorisë”, qëndron në kumtesën e Gjykatës Penale.

Gjykata e Apelit, duke vepruar sipas ankesave të deklaruara, ka mbajtur seancë publike më 19:02.2016 dhe 22.02.2016, pas së cilës, siç thuhet në kumtesë, ka konfirmuar se në aktgjykimin e shkallës së parë jotërësisht u konfirmua gjendja faktike, respektivisht se aktgjykimi i ankimuar në pjesën gjykuese dhe liruese nga neni I, pika 1 dhe neni III përmbajnë mangësi, për të cilin shkak nuk mundet në tërësi të verifikohet rregullsia e saj, ndërsa shqiptimi i aktgjykimit nuk është mjaftë i qartë, për shkak Gjykata e Apelit e ka pranuar ankesat dhe lënda u kthye në gjykim të sërishëm me rekomandime që të mënjanohen magësitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button