LSDM: Qeveria rrit borxhin për 40 milion euro

Sipas të dhënave më të reja të ministrisë së financave, qeveria e VMRO-së, gjatë tetorit ka rritur borxhin publik në shumën e re prej 40 milion euro, njoftojnë nga LSDM.

Partia thekson se me këtë, borxhi publik i qeverisë është rritur në 2 miliardë e 736 milion euro.

“Në tetor të këtij vitit, qeveria ka rritur borxhin publik për 192 milion euro për 10 muaj të vitit 2013. Për pesë vitet e fundit është dyfishuar borxhi i cili gjatë vitit 2008 ishte një miliardë e 386 milion euro. Për ilustrim, borxhi publik deri në muajin tetor është rreth 170 milion euro më i lartë nga hyrja e përgjithshme të cilën qeveria e planifikon ta mbledhë me buxhetin e vitit 2014. Kjo do të thotë se qeveria nuk është detyruar për më shumë se vlera një vjeçare e pagave, pensioneve, transferove sociale, subvencionimeve, investimeve kapitale. Për të kthyer këtë borxh, një vit qeveria nuk duhet të harxhojë asgjë, të jetojë nga ajri”, tha LSDM.

Për këtë kjo parti thotë se shpreson që ministri i financave nuk do të del prapë me një deklaratë të pa kuptimtë, si muajin e kaluar, kur tha se rritja e borxhit për 9 milion euro është një shumë qesharake dhe shumë e vogël. 

Lajme të ngjashme

Back to top button