“Most”: Nuk ka kushte për zgjedhjet e 5 qershorit

“Për shkak të disa mangësive dhe shkeljeve, ndërkaq të injoruara nga KSHZ, konstatojmë se Qeveria dhe institucionet tjera nuk kanë arritur të sigurojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve fer, të besueshme dhe demokratike më 5 qershor”, thonë nga asociacioni qytetar “Most”, njofton Portalb.

Kryetari i “Mostit”, Darko Aleksov thotë se kontrollet e Listës Zgjedhore nuk anë qenë transparente, ndërkaq ajo ka sjellë edhe në rezultate të paqarta.

“KSHZ ka kontribuar shumë mjete, përpjekje dhe kohë në këtë proces që në fund ajo të rezultojë me votim të ndarë të anëtarëve të KSHZ-së dhe me rezultate të paqarta nga kontrolli në terren. Kuvendi e lëshoi mundësinë për sjelljen e ndryshimeve ligjore të cilat do të mundësonin largimin e personave që nuk kanë të drejtë vote. Deri më tani janë larguar vetëm personat e vdekur. Një pjesë të dokumenteve në MPB dhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës i kanë dorëzuar  në KSHZ-së dhe janë pa nënshkrime të ministrit të MPB-së dhe zëvendësministrit të MSHIA”, thotë Aleksov, transmeton Portalb.

“Most”, për shkak të rrethanave, vlerëson se publiku nuk ka besim në Listën Zgjedhore, ndërkaq gjithashtu probleme shfaqen edhe në lidhje me ndarjen e partisë nga shteti, keqpërdorimin e resurseve shtetërore për qëllime partiake dhe trysni ndaj të punësuarve në administratë.

Megjithatë, nëse do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 qershor, nga “Most” do të dërgojnë mbikëqyrës që ta ndjekin procesin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button