Kur të duhet deklaratë që të shkon për shtati, thirru në qytetarë “fantazma”

[Recension : Mos dalja në protestat e djeshme të komandant QUFA-ës, turpërohen shumë shqiptarë!]

Fenomeni i shpikjes së deklaratave ‘fantazma’ apo joekzistuese nuk është se nuk ka shumë vend në mediat e Internetit. Shpeshherë kur një redaksi dëshiron të përcjellë qëndrime, për të cilat gazetaria dikton se nuk guxon të shprehen nga vetë gazetari, menjëherë thirren në ‘ndihmë’ deklaratat dhe qëndrimet anonime apo të tilla që nuk ekzistojnë fare, pasi që nëse nuk ka dëshmi për deklaratën është njësoj sikur ajo të mos jetë thënë fare. Kjo shfrytëzohet për të sulmuar individë apo parti pa u “djegur”.

Mos dalja në protestat e djeshme të komandant QUFA ës turpërohen shumë shqiptarëLinku për te artikulli origjinal: Mos dalja në protestat e djeshme të komandant QUFA-ës, turpërohen shumë shqiptarë!

Data dhe koha e publikimit: 23.04.2016 në ora 12:30

Data e recensionit: 24.04.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi

Në këtë tekst është sulmuar partia “Uniteti”, të cilën teksti e cilëson si “turp për shqiptarët” pasi ka dalë në “protesta maqedonase”, ndërsa nuk ka dalë në protestën e inicuar nga Lëvizja për Reforma në PDSH, RDK-ja e Vesel Memedit dhe disa organizata të tjera civile shqiptare. Ose, më saktësisht thënë, qëndrimi është se “Uniteti” dhe kryesia e saj dolën në protesta maqedonase të prira nga LSDM-ja, e jo te protesta shqiptare që kishte për qëllim mbrojten e të drejtave të popullit shqiptar, dhe kjo përjetohet si një tradhëti të rëndë.

Protestat e djeshme të organizuara nga LR PDSH e të përkrahura edhe nga familjarët e të burgosurve të rastit të Sopotit dhe Monstra duket se nuk u përkrahën si duhet nga partitë shqiptare në opozitë e vecanërisht nga Uniteti, parti kjo e cila gjatë gjithë kohës së protestave maqedonase, rreshtohet në krah të partisë së Zoran Zaevit, njofton Zhurnal

Autori të paktën nuk përmend faktin se këto protesta që i quan të LSDM-së, zyrtarisht i organizojnë lëvizje qytetare ku bëjnë pjesë edhe shqiptarë, për të zmadhuar edhe më tepër efektin e “tradhëtisë ndaj kombit”.

Kthehemi tek deklaratat e paqena. I quaj të tilla, pasi që këto deklarata që thuhet se janë marrë në “Fejsbuk” nga qytetarë të shqetësuar për këtë gjë, nuk janë transmetuar me fotografi nga komenti (snapshot) që do të ishte dëshmi dhe do t’i jepte peshë tekstit. Autori vetëm ka shkruar disa paragrafe me deklaratat si vijojnë:

“Pse Uniteti nuk ishte dje në protestën e organizuar nga një parti shqiptare, ku fshihen, a thua janë në Bihacka bashkë me Zaevin!?”

“A nuk është e turpshme, nga Komandant QUFA, që hiç më largë para ca ditësh si ai dhe Muhamed Imsaili gjithashtu nga UNITETI, u fotografonjin gjatë protestave të maqedonasve para policisë , kinse gjoja “TRIMA”, s’ju kemi frik dhe u rrinjin ballë policëve, apo mos vallë isht kjo vetëm foto (SELFIE), sa për përfitim politik?”

Të zëmë se këto deklarata janë të vërteta. Por, a mjaftojnë dy deklarata ose komente në rrjetet sociale për të gjeneralizuar me përkufizimin se “gjithë shqiptarët turpërohen nga akti i “Unitetit” dhe kryesisë së saj”? E pakta që ka mundur të bëjë autori është që të nxjerrë fillimisht këto deklarata me fotografi, por të jenë më shumë në numër, si dhe të mos thotë se mbarë populli shqiptar mendon kështu, por të thotë se ky është mendim ose reagim i disa prej qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë.

Nuk mund të gjenaralizohet mendimi i popullatë e tërë me qëndrimin e disa personave, apo të një redaksie.

Duhet rikujtuar Kodeksin e Gazetarëve të Maqedonisë  ku në fjalët hyrëse thuhet se “Detyra themelore e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe të drejtës së opinionit të jetë i informuar…Roli i gazetarëve është shpërndarja e informatave, ideve dhe mendimeve…Gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë…E drejtë dhe detyrë e gazetarëve është që të përpiqen të parandalojnë censurën dhe shtrembërimin e informatave”

Nenet 13 dhe 10, diktojnë raportimin pa komente dhe qëndrime personale, apo nxitjen e diskriminimit dhe urrejtjes së ndërsjellë mes komuniteteve fetare apo etnike.

13. “Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve”

10. “Gazetari nuk ka për të krijuar ose përpunuar me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk ka për të folur me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, orientimi seksual…)”

 

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button