APKE bën thirrje për përgjegjësi ndaj zgjedhjeve dhe zbatim të Marrëveshjes së Përzhinës

­ Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i cili dje dhe pardje ishte në Shkup me qëllim që të bëjë vlerësim për atmosferën parazgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 5 qershor, u prononcua me kumtesë në të cilën ftohet në të gjitha forcat politike nga Maqedonia që të tregojnë përgjegjësi ndaj zgjedhjeve dhe ta zbatojnë marrëveshjen e Përzhinës, transmeton korrespondenti i MIA-­s nga Strasburgu.

Delegacioni, i kryesuar nga Stefan Shenah (Austri), përkujtoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë konvokuar në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së Përzhinës për të cilën ka ndërmjuetësuar BE­ja me qëllim që t’i jepet fundit krizës politike që ka pasuar pas zgjedhjeve presidenciale dhe në fillim të zgjedhjeve parlamentare në prill të vitit 2014. Partia kryesore opozitare i ka konstatuar rezultatet nga zgjedhjet dhe e ka bojkotuar parlamentin deri në shtator të vitit 2015, thuhet në kumtesën e APKE-­së.

Delegacioni ka vërejtur se fushata parazgjerdhore është shënuar me çështje afatgjate kontestuese, siç janë saktësi në listën zgjedhore dhe reforma mediale. Ai gjithashtu vërejti se klima dukshëm është përkeqësuar pas vendimit të presidentit që të amnistojë 56 persona, mes të cilëve edhe persona të përndjekur nga ana e prokurorit special i caktuar me Marrëvshjen e Përzhinës që t’i hetojë këto akuza serioze ­ duke përfshirë edhe mashtrimet zgjedhore ­ të përmbajtura në bisedat të incizuara në mënyrë të paligjshme të publikuara nga opozita.

Ky vendim ka shkaktuar protesta të mëdha nëpër rrugë, polarizim të rritur në shoqëri dhe seriozisht e minojnë punën e prokurorit special. Delegacioni kërkoi nga autoritetet e Maqedonisë që të gjendet mënyrë për revokim të aminsitisë nga presidenti, sa më shpejt që është e mundur. Delegacioni ka qenë koshient se të gjitha partitë politike, fillimisht kanë ndarë mendim të njëjtë se zgjedhjet e parakohshme do të jenë mënyra e vetme për zgjidhje të krizës vijuese politike. Dhe për këtë i vjen keq për vendimin e LSDM­-së për bojkotin e zgjedhjeve dhe ka shprehur shqetësim për shkak të pozicionit të partive shqiptare BDI dhe PDSH, të cilat mendojnë për bojkot të zgjedhjeve. Delegacioni i APKE­-së e ka konfirmuar pozicionin se bojkoti në zgjedhje nuk është qasje konstruktive për qeverisjen e mirë dhe është në kundërshtim me rregullat e demokracisë.

Delegacioni më tej sipas kumtesës së APKE­së ka shprehur shqetësim serioz për saktësinë e listës zgjedhore, që është me rëndësi qenësore që të kthehet besimi i opinionit në procesin zgjedhor. Ai e ka vërejtur shqetësimin e partive për mbulim medial të fushatës, kjo edhe krahas ndryshimeve të paradokohshme në kodin zgjedhor. Ai gjithashtu konsideron se nevojitet që të ndërmerren masa konkrete për ndarje të aktiviteteve shtetërore dhe partiake, që të parandalohet frikësimi i votuesve. Keqpërdorimi i resurseve administrative ­ çështje të ngritura nga ana e APKE­-së në zgjedhjet e monitoruara paraprake ­ që ka qenë gjithashtu lëndë e shqetësimit të delegacionit.

Delegacioni u bën thirrje të gjitha palëve tërësisht ta zbatojnë marrëveshjen e Përzhinës, e cila ofron rrugë për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe e cila në plan afatgjatë ofron zgjidhje sistematike. Ai bëri thirrje të arrihet marrëveshje politike që të sigurohet fushatë zgjedhore pa pengesa, që të tregojnë përgjegjësi dhe llogaridhënie në zvogëlimin e tensioneve në shoqëri, në interes të qytetarëve dhe për të mirën e stabilitetit të vendit. Delegacioni me kënaqësi ka vënë në dukje se demonstratat, në të cilat marrin pjesë, mes të tjerash, organizata studentore, së bashku me organizata joqeveritare, nuk rezulton me përleshje serioze, qoftë me polici ose me kundër­demonstrata në të njëjtën kohë.

Delegacioni u bën thirrje autoriteteve të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që t’iu mundësohet partive politike të mblidhen në fushatë në mënyrë të qetë. Delegacioni parazgjedhor i APKE­-së ishte në Shkup në ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Delegacioni në të cilin përveç Shanah gjenden edhe gjashtë anëtarët e tij: Frank J. Jensen nga Norvegjia (Partitë popullore), Erik­Niels Kros (Estoni­Liberalët), Tom Pakalen (Finlandë), Andrej Hunko (Gjermani, Majtistja e bashkuar), Luis Kristofersen (Norvegji, grupi socialist) dhe Valeriu Giletçi (Moldavi, Partitë popullore), kishin takime me kryetarin e Kuvendit dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, si dhe takime me përfaqësuesit e partive politike të cilët marrin pjesë në zgjedhjet, kryetarin dhe anëtarin e KSHZ­-së, prokurorin publik, si dhe me anëtarët e korit diplomatik dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, shoqata civile dhe mediat. Për zgjedhjet për qershorin APKE-­ja do të dërgojë delegacion 22 anëtarësh për vëzhgimin e votimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button