Në Dibër vetëm një rast me sëmundjen e pashërueshme HIV-Sida

Në rajonin gjithëpërfshirës, përkatësisht në komunën Dibër dhe në Qendër Zhupë, është regjistruar vetëm një rast i sëmundjes ngjitëse me virusin HIC-SIDA.

Rasti në fjalë është regjistruar para katër viteve. Bëhet fjalë për një  person,  për një  grua e cila në atë kohë ishte e moshës 28 vjeçare  dhe është  ende  gjallë dhe e shëndoshë, theksojnë personat kompetent që merren me këtë rast specifik.

Sipas tyre në Dibër nuk ka asnjë interesim të bëhet test i shpejtë i cili është pa pagesë, ndaj apelojnë tek qytetarët që sa më shpejt ta bëjnë këtë test për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button