Porositë pa dëshmi nuk e kanë vendin në gazetari

[Recension: “Zaevi me porosi BESËS” Ju jeni “ton”t” dhe mos dilni në protesta?!]

Artikulli që po e recensojmë vërehet se është tendencioz dhe i krijuar në mënyrë që të diskreditojë një parti politike, në këtë rast Lëvizjen BESA. Gazetari ka të drejtë të thirret në burime anonime, mirëpo në këtë tekst, vërehet se thirrja në burimin anonim është vetëm një pretekst për të akuzuar, ngase i tërë teksti më pas kalon në koment, e jo në një produkt të mirëfilltë gazetaresk që duhet të informojë opinionin.

-Zaevi me porosi BESËS Ju jeni ton t dhe mos dilni në protestaLinku deri tek artikulli origjinal: “Zaevi me porosi BESËS” Ju jeni “ton”t” dhe mos dilni në protesta?!

Data dhe koha e publikimit: 22.04.206

Data e recensionit: 23.04.2016

Recensues: Benjamin Arifi

Gazetari me asnjë argument nuk ka dëshmuar pretendimet e tij se në të vërtetë në protesta kanë munguar përfaqësues të Lëvizjes BESA dhe Këshillit Opozitar.

“Në protestat sotme masovike ku morën pjesë mijëra qytetarë shqiptar ku shprehën revoltën e tyre kundër padrejtësive që u bëhen shqiptarëve dhe kundër regjimit të Gruevskit, u vërejt qartë se Këshilli Opozitarë dhe Lëvizja BESA nuk morrën pjesë në këto protesta mbarë shqiptare.”

Ajo që është dashur të bëjë gazetari në këtë rast, është që të kontaktojë me përfaqësues të Lëvizjes BESA dhe të Këshillit Opozitar dhe t’i pyesë nëse kanë marrë pjesë në këtë protestë apo jo.

Më pas, pjesa tjetër e tekstit kalon në koment të autorit dhe humb cilësinë e një artikulli informativ.

“Lëvizja BESA mendon se populli me komunikatat e “vajtuara” për mediat, që kinse gjoja ata shprehnin keqardhje të madhe pikërisht për këto raste, ndërsa sot kur ata duheshte të rreshtohen në vijën e parë krah për krah me protestuesit dhe familjarët e rasteve në fjalë, ata sot nga Kalaja shikonin “seri” dhe siç mëson Zhurnal nga kureshtja lëshuan një dron duke dashur të shohin numrin e protestuesve të sotëm, duke dashur të bëjnë krahasimin e fuqisë me protestat të cilët ata i organizuar një vit më parë.”

Qëndrimet personale të autorit nuk kanë vend në lajm, ato mund të qëndrojnë në rubrikën e opinioneve, por jo edhe në rubrikën e informacioneve.

Kodi Etik i Gazetarëve,  në mënyrë të qartë thekson se gazetari duhet të bëj dallimin në mes fakteve dhe argumenteve.

“Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit”.

“Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tij, por nuk guxojnë që mendimet e tij t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte”.

“Duhet të jetë qartë të ndara, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrime të autorit për të shmangur dezinfomrimi dhe manipulimin me publikun”.

 

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button