fbpx

Pamflet ngjyrë portokalli i mbështjellë si lajm

puls

[Recension: A janë të vetëdijshëm nga “Lidhja e luftëtarëve të Maqedonis” se KË dhe ÇKA mbështesin?]

Komentim me ngjyrim i kamufluar si lajm. Përzierje e papranueshme e zhanreve dhe mashtrim i publikut se i ofrohet informatë e pastër, e në fakt plasohet qëndrim që padyshim korrespondon me qëndrimin e një partie të caktuar. A mund ta qëlloni cila!

1111Linku deri te artikulli origjinal: A janë të vetëdijshëm nga “Lidhja e luftëtarëve të Maqedonis” se KË dhe ÇKA mbështesin?

Data dhe koha e publikimit: 25.04.2016 08:37

Data e recensionit: 26.04.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

  

TENXHERE TË NGATËRRUARA

Qëllimi i tekstit është i qartë – të dënohet publikisht akti i mbështetjes nga ana e Lidhjes së luftëtarëve për protestat që zgjasin tashmë dy javë. Atë që nuk ka mundur ta bëjë partia, e ka bërë ky artikull. Mënyra se si është bërë kjo disi tinzake – është plasuar si koment, sikur, ja bëhet fjalë për informatë kryesore, që është një lloj veze qyqyare mediatike. Pothuajse i gjithë artikulli, ose një pjesë e madhe e tij, është koment i pastër.

“Me gjithë respektin nga redaksia e Puls24 për kontributin e tyre në Luftën e Dytë Botërore, nuk mundemie e të mos pyetemi a janë këta njerëz të vetëdijshëm se kësaj radhe luftën për Maqedoninë e bëjnë në radhët kundërshtare?

Të gjitha reagimet në publik e humbin peshën kur u japin mbështetje, aktivistëve, mercenarëve dhe tradhëtarëve të vendit të cilët tashmë dy vite në të gjitha mënyrat përpiqen ta prishin rendin kushtetues të vendit dhe të instalojnë një marionetë me të cilën më lehtë do të realizohen planet e Amerikës për Maqedoninë.”

Është e qartë se nga aspekti i zhanrit, krejtësisht janë ngatërruar “tenxheret” dhe, edhe pse artikulli është vënë në kategorinë “lajmе”, ai, në fakt, është dashur të gjendet në rubrikën “mendime” ose “komente”. Me qasjen e tillë është shkelur Kodi i gazetarëve i cili parasheh se duhet të ketë ndarje ndërmjet lajmit dhe mendimit.

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve (neni 13)

ORË NGA HISTORIA PËR VETERANËT!

Sikur nuk ka mjaftuar ajo që qëndrimi i dikujt është “shitur” si informatë legjitime, mirëpo mendimi i plasuar jo vetëm që ka ngjyrim , por ka edhe një dozë të pafshehur të propagandës. U mbahet leksion dhe orë nga historia grupit të njerëzve të cilët vetë kanë marrë pjesë në shkruarjen e asaj historie. Plus, akuzohen se janë rreshtuar në anën e gabuar, kushtimisht thënë, të barikadave. Thua se ajo që është shkruar këtu është mendim suprem dhe e vërtetë absolute. Kjo flet mjaft për atë se artikulli ka marrë anë, normalisht, të kundërt me atë të luftëtarëve veteranë, prandaj edhe me ashpërsi kundërshtohet vendimi i tyre.

“Është e lehtë të defilohet nëpër rrugë dhe të thuhet se kjo është luftë për Maqedoninë, mirëpo luftëtarët e lidhjes duhet ta pyesin veten seriozisht se për çka luftojnë dhe a janë të vetëdijshëm se lufta e tyre e mëparshme për liri të vendit do të fshihet përgjithmonë nëse kjo çmenduri fiton dhe na le të gjithë neve pa gjënë më të shenjtë të cilën janë munduar ta ruajnë me gjak dhe me djersë të parët tanë – МАQEDONINË. Prandaj, le të pyetemi: Për cilët luftëtarë në fakt bëhet fjalë këtu.”

Domethënë kemi tekst joobjektiv, me ngjyrim, me koment joadekuat, me dënim… Simptome të joprofesionalizmit.

Diagonoza është se ky është një pamflet që më shumë e ka vendin në mesin e komunikatave dhe buletineve partiake, se sa në radhën e produkteve të besueshme mediatike.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close