PSP: Kërpaç vullnetarisht është paraqitur si dëshmitar, ka pasur trysni ndaj tij

Prokuroria Publike Speciale (PSP), ashpër i demanton informatat në disa media të caktuara që ky institucion ka bërë ndonjëfarë trysnie ndaj të ndjerit Kosta Kërpaç , njofton Portalb.

“Ju njoftojmë se personi Kosta Kërpaç , vullnetarisht është paraqitur në këtë prokurori dhe i njëjti ka qenë dëshmitarë në kuadër të një procedurës paraprake. Bashkëpunimi me dëshmitarin ishte pa të meta dhe bëheshte fjalë për një person të jashtëzakonshëm, kështu që lajmi për vdekjen e tij i ka goditur të gjithë të punësuarit në këtë prokurori. Me këtë rast, duam të shprehim ngushëllim të thellë deri te anëtarët e familjes tanimë të ndjerit Kosta Korpaç“, thuhet në kumtesën e PSP-së.

Nga atje njoftojnë se kjo prokurori posedon dëshmi për shumë rrethana relevante, veçmas edhe për trysnitë që i janë bërë Kërpaçit.

“Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për informata të fshehta, ata nuk do t’u tregohen publikut në këtë moment. Me këtë rast duam të shpjegojmë se deri më tani PSP-ja nuk ka ngritur kurrfarë procedurë penale kundër tanimë të ndjerit Kosta Kërpaç dhe ai asnjëherë nuk ka qenë si i dyshuar i kësaj prokurorie. Për këto arsye, për ne është i paqartë vendimi i presidentit Gjorge Ivanov, i cili e ka aboluar apo falur personin në fjalë. Për rastin e vendimit të presidentit Ivanov, ende presim përgjigje në lidhje me atë se prej ku i ka pasur informatat presidenti se personat që i ka aboluar, paraprakisht kanë qenë nën hetime nga PSP”, thonë nga Prokuroria Speciale, transmeton Portalb.

PSP apelon deri te disa media të caktuara që të përmbahen në publikimin e lajmeve të pakonfirmuara dhe tendencioze, të cilat jo vetëm që hedhin të pavërteta për ngjarjet, por edhe janë në dëm të konfirmimit dhe daljes në pah të së vërtetës.

“Përsëri apelojmë deri te të gjitha mediat që përpara se të nxjerrin ndonjë lajm, ta kontaktojnë këtë prokurori për vërtetimin e informatave, veçmas kur kjo Prokurori e respekton transparencën në korniza të mundësive dhe gjithmonë është e hapur për bashkëpunim”, thuhet në kumtesën e PSP-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button