Trump pas fitores në 5 shtete: Clinton, presidente e keqe

Pas fitores së pesëfishtë në zgjedhjet paraprake në shtetet Konektikat, Delauer, Meriland, Pensilvani dhe Rhod Ajlënd, Donald Trump rezulton se ka grumbulluar më shumë se 9 milionë vota, numrin më të lartë të tyre në kampin republikan, njofton TCH.

Pavarësisht skepticizmit që e rrethon, Trump deri tani paraqitet si kandidati pretedent për emërimin e republikanëve në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Për rivalet e tij brenda frontit republikan, Ted Cruz dhe Jon Kasich, manjati amerikan i pasurive të patundshme harxhoi pak energji duke thënë se, ata thjesht duhet të dalin nga gara.

Ndërsa sa i përket kundërshtares në kampim demokrat, Hillary Clinton, ai nuk e kurseu retorikën e ashpër edhe pse javë më parë ishte zotuar se do të zbuste fjalimet e tij.

“Ajo do të ishte një president e tmerrshme. Unë mendoj se e vetmja kartë që ajo ka në duar është fakti i të qënit grua. Sinqerisht them se, nëse ajo do të ishte burrë do të merrte vetëm 5% të votave”, tha Trump.

Ndërsa Hillary Clinton, e cila fitoi në 4 nga 5 shtetet në zgjedhjet e fundit paraprake, u përgjigj: “Në qoftë se lufta për kujdesin shëndetësor të grave apo për paga të barabarta është ajo që Trump quan se unë po luaj kartën e gruas, atëherë ashtu le të jetë”, tha Clinton.

Për analistët përballja përfundimtare e Tump me Clinton do të ishte një përplasje e jashtëzakonshme sa i përket  modeleve të ndryshme që ata përfaqësojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button