Austria miraton ligjin e debatueshëm për azilkërkuesit

Austria ka miratuar ligjin e ri e të debatueshëm që kufizon të drejtën e kërkimit të azilit dhe lejon që shumica e aplikantëve të refuzohen direkt në kufi, njofton TCH.

Grupet e të drejtave të njeriut deklarojnë se, ligji i ri minon parimin e mbrojtjes nga lufta dhe përndjekja. Miratimi i tij vjen disa ditë pasi e djathta ekstreme rezultoi fituese në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Autoritetet austriake po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e ndërtimit të një muri me tela me gjemba në kufirin me Italinë.

Mes të tjerash, ligji i ri i lejon qeverisë të shpallë “gjendjen e jashtëzakonshme” për krizën e emigrantëve dhe të refuzojnë shumicën e azilkërkuesve, përfshirë ata që vijnë nga vendet e luftës si Siria. Nga ana tjetër, ai kufizon deri në 3 vjet çdo kërkesë që pranohet.

“Këto amendamente janë një përpjekje verbuese për të mbajtur njerëzit jashtë Austrisë dhe sistemit të saj të azilit”, deklaroi drejtori i Amnesty Europe, Gauri van Gulik.

Por ministri i Brendshëm, Wolfgang Sobotka deklaroi se, Austria nuk ka zgjidhje tjetër përsa kohë vendet e tjera të BE-së nuk arrijnë të bëjnë pjesën e tyre për të kufizuar fluksin e emigrantëve dhe refugjatëve.

“Nuk mund të mbajmë mbi shpatulla barrën e të gjithë botës”, tha Sobotka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button