Vardari dy ndeshje jashtë Shkupit, FC Shkupi gjashtë ndeshje pa tifoz në Çair

Skuadra e Vardarit që u tregua organizator shumë i dobët në ndeshjen e javës së 27-të të LPFM-s kundër Shkëndijës, kur tifozët e saj kishin sulmuar kryesinë e ekipit tetovarë, pastaj zyrtarët shqiptarë të FFM-s dhe mysafirët e nderit që kishte klubi kuq e zi, është dënuar simbolikisht me vetëm dy ndeshje jashtë fushës së saj. Kështu që Vardari në dy ndeshjet e radhës do të duhet të gjejë fushë 100 kilometra jashtë Shkupit. Përveç këtij dënimi, Komisioni Disiplinior i ka shqyrtuar edhe gjobë në të holla prej 1500 eurove.

Ndërkohë skuadra e Shkupit, ku gjithashtu ndodhi incident pasi gjatë ndeshjes me objekt të fortë dhe më pas disa persona ishin futur në fushë për të sulmuar ekipin mysafir, ka marrë dënim me tri ndeshje, por në këtë rast Shkupi ishte  me dënim të kushtëzuar nga viti i kaluar, që automatikisht i shtohen edhe tri ndeshje tjera, që do të thotë se skuadra nga Çairi do të luajë gjashtë ndeshje pa tifozë por në stadiumin e Çairit, si dhe do të paguaj në arkën e FFM-s 1500 euro. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button