Pse është shtuar numri i obezëve në Kinë?

Sipas një studimi të ri në Kinë është shtuar numri i personave me mbipeshë me një shpejtësi të madhe e krejt kjo gjë po ndodh për shkak të ndryshimeve socio-ekonomike.

Studiuesit zbuluan se 17% e djemve dhe 9% e vajzave nën moshën 19 vjeçare u shndërruan në obez gjatë vitit 2014, transmeton Klan Kosova.

Studimi 29 vjeçar që ëshët publikuar në “Euroepan Journal of Preventive Cardilogy”, ka përfshirë më shumë se 28 mijë studentë në provincën Shandong.

“Është shpërthimi më i keq i obezitetit tek fëmijët dhe adoleshentët”, ka thënë Joep Perk nga Shoqëria Evropiane e Kardiologëve.

Sipas këtij hulumtimi arsyeja për këtë numër alarmant të obezitetit në Kinë është ndryshimi i shpejtë socio – ekonomik si dhe një rënie e dukshme e aktivitetit fizik.

Ekspretët shprehen se dietat tradicionale kineze tanimë janë zëvendësuar drejtë një ushqimi me yndyrë të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button