Të shtënat në Kapishtec, një person pa shenja jete
Personi i cili sot pasdite në lagjen Kapishtec të Shkupit, nga ballkoni i tij ka gjuajtur me armë zjarri drejt parkingut dhe sipas, A1on.mk ka qenë i amnistuar nga presidenti Gjorge Ivanov më 12 prill, ka kryer vetëvrasje, transmeton Portalb.
Ashtu siç njofton Nova TV, personi në fjalë është Kosta Krpaç, pronari i ueb-portalit “Netpres”.
Ende nuk dihet se përse personi në fjalë ka gjuajtur drejt furgonit.
Sipas informatave të A1.on.mk, kur kanë hyrë forcat e policisë në ndërtesë nga ku edhe ka gjuajtur personi tanimë i ndjerë, është gjetur trupi i pajetë i tij. Ekipet e ndihmës së shpejt janë drejtuar në hyrjen e ndërtesës, në të cilën gjendet banesa prej ku është gjuajtur.