LSDM: Politika anti- shtetërore të Nikolla Gruevskit ngufatin lirinë e mediave

Raporti më i ri i “Freedom House” edhe zyrtarisht vërteton se mediat në Maqedoni nuk janë të lira, dhe kjo është si pasojë e sundimit kriminel të Nikolla Gruevskit dhe territ mediatik i paguar me para të popullit, thonë nga LSDM.

“Politikat anti- shtetërore të Nikolla Gruevskit kanë ngufatur lirinë e fjalës dhe lirinë e mediave. Paratë e qytetarëve, Gruevski në mënyrë tinëzare i shfrytëzoi për presion ndaj mediave dhe vendosjen e kontrollit. Pikërisht për këtë, Maqedonisë i nevojitet kthimi i lirisë së mediave, demokracisë, sundimit të së drejtës dhe vlerat evropiane” thonë nga LSDM.

Nga partia thonë se pas ndryshimeve demokratike, në Maqedoni të lira në krye me LSDM-në, liria e mediave do të jetë e garantuar ndërsa do të sigurohet e drejta që mediat të punojnë të lirë dhe pa presion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button