fbpx

Pushteti mundohet me arrestime ta ngulfat “Revolucionin shumëngjyrësh”

Sipas informacioneve të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, deri tani janë proceduar 13 persona, të cilët janë thirrur në biseda informative, kundër 11 janë shqiptuar sanksione, ndërsa kundër dy personave është vendosur masa arrest shtëpiak për ngjarjet e datës 13.04.2016. Shumë persona  janë thirrur edhe sot,mes tyre edhe lideri i të Majtës, Zdravko Savevski.Veprimet e këtilla i vlerësojnë si  frikësim,me intencë të ndërpriten protestat

Shkruan: Teofil Bllazhevski, “Vërtetëmatësi

Është e mundur që pushteti me përcaktimin e masës arrest shtëpiak për pjesëmarrje në turmë dhe dhunë, vepra nga Kodi Penal për të cilat parashihen dënime me të holla dhe me burg,  pushteti të mundohet ta hesht të ashtuquajturin “Revolucioni shumëngjyrësh” vlerësojnë parti politike dhe gazetarë, me një pjesë, me të cilët bisedoi “Vërtetmatësi”.

Ky qëndrim vjen pas arrestimit të një nga liderët e partisë politike e Majta, Zdravko Savevski, si dhe tentimi për arrestim të disa prej funksionarëve më të lartë të kësaj partie të hënën me 25.04.2016, me pothuajse procedurë të njëjtë- thirrje në bisedë informative në stacion policor,ndërsa më pas ndalim dhe nxjerrje përpara gjykatësit hetues.

Partia reagoi shpejtë gjithashtu- në konferencë për shtyp të mbajtur përpara Gjykatës Penale në Shkup, dhe u  dërguan tre porosi

  • Policia ta evidentoj, por, jo edhe t’i procedoj padit penale deri në përfundimin e krizës politike;
  •  Prokurori publik të mos kërkoj paraburgim për personat për të cilët kanë padi penale; dhe
  • Gjykatësit konkret që vendosin për këto padi penale të mos përcaktojnë masën paraburgim, mbi çfarëdo baze.

Ato i këshilluan të gjithë anëtarët e tyre të cilët  kanë marrë thirrje për bisedë informative të mos paraqiten në polici, ndërsa revolt më të madhe shprehën për faktin që të gjithë arrestimet dhe masat gjyqësore janë, siç thonë ato,me urdhër të politikanëve të aboluar për lëndë të ndryshme penale.

KOMITETI I HELSINKIT: ARRESTIMET DHE PARABURGIMI JANË FRIKËSIM i QYTETARËVE

Komiteti i Helsinkit, për dallim nga informacioni zyrtar i policisë që sot janë dërguar kërkesa për biseda informative vetëm për pesë persona, thonë që kësi thirrjesh kanë pranuar më shumë persona ( jo zyrtarisht 12), të cilat kanë qenë në rreshtat e parë në protesta në 10-12 ditët e kaluara. Bashkë me 13 të tjerët nga java e kaluar bëhet fjalë për më së pakti 20 persona, të cilët janë futur në ndonjë procedurë për shkelje apo vepër penale- procedurë juridike.

 Në suaza të ndodhive të sotshme, duam të informojmë që në bisedë informative janë thirrur persona të cilat kanë marrë pjesë në protestë. Komiteti i Helsinkit siguroi mbrojtje nga ana e avokatit të personit Zdravko Savevski, i cili u thirr në bisedë informative në stacion policor dhe është dërguar në Prokurorin Publike në Shkup.. thuhet në komunikatën e KH.

Sipas Uranija Piroskës, drejtoreshë e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, kjo është palejueshme dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare:

Për veprën për të cilat me siguri do të ngarkohen Sanevski ( neni.385, p.1 nga K3) për shembull, nuk përcaktohet masa paraburgim. Theksoj që ai është shtetas i RM-së me vendbanim të përhershëm,  nuk ka kryer vepër tjetër penale ose ndonjë shkelje tjetër, nuk ka qenë i dënuar dhe mjaftueshëm do të ishte nëse i përcaktohet masa e marrjes së pasaportës, për shembull, si masë për sigurimin e procedurës së mëtejshme.

Por duke marr parasysh që po shembej komuna Qendër dhe megjithë denoncimet kundër personave të panjohur policia asnjëherë nuk identifikoi asnjë nga pjesëmarrësit të cilët prezantoheshin që janë nga organizata qytetare Veritas, tani, intenca është shumë e qartë.

 Me arrestimin dhe padinë penale ose akuzën, qëllimi është të dërgohet një mesazh deri tek të gjithë pjesëmarrësit në protesta, që do të përfundojnë me masa të njëjta dhe padi nëse vazhdojnë të protestojnë – thotë Patrovska.

Ajo aspak nuk dyshon që qëllimi kryesor është të ndërpriten protestat e të ashtuquajturës “Revolucioni shumëngjyrësh”, ky revolucion ngadalë të ngulfatet në këtë mënyrë. Komiteti Helsinkit për të Drejtat e Njeriut apelon që gjykatësit të mos përcaktojnë masën e paraburgimit.

Qëndrim të ngjashëm ( në momentin që po e përfundojmë këtë tekst) dhanë  organizata qytetare CIVIL, ndërsa nga partitë politike, qëndrim e saj e shprehu Aleanca Demokratike.

 CIVIL, kërkon lirim urgjent të Saveskit, dhe kërkon të ndërpriten shtypjet dhe veprimet kundër aktivistëve për të drejta të njeriut dhe kundër shoqërisë civile në përgjithësi.

Edhe një herë do të themi, shtypja dhe veprimi kundër një aktivisti ose kundër një organizate, paraqet goditje e drejtpërdrejt ndaj të gjithë aktivistëve dhe organizatave! Arrestimi patjetër të ndalet! thonë nga organizata.

Aleanca Demokratike e Pavle Trajanovit, e cila bëri thirrje për lirimin e Savevskit, lëshoi një apel tek gjykatat që të mos bien pre e presioneve politike:

 Protestat masive në të gjithë Maqedoninë dhe botë konfirmojnë që përballemi me problem serioz, posaçërisht në aspektin e  sundimit të së drejtës dhe nevojës për ndryshim dhe drejtësi. Abolimi dhe mbajtja e zgjedhjeve pa mos pasur kushte minimale për një gjë të tillë, vetëm që po e mbushin kupën e pakënaqësive,  e ashpërsuan situatën dhe kjo mund të përshkallëzohet në prishje më serioze  të rendit dhe qetësisë publike.AD bën thirrje gjykatat të mos pranojnë asnjë shtypje politike dhe të vendosin në bazë të ligjeve.

Edhe sipas tyre, siç shihet në komunikatë, bëhet fjalë për frikësim të qytetarëve të cilët mund ta ashpërsojnë situatën.

Ngjashëm mendon edhe Anastas Vangel, doktor në shkencat shoqërore dhe përkrahës i protestave, siç publikoi Dojçe Vele:

 Mendoj që regjimi po futet në kaos dhe panik nga presioni i protestave,prandaj me veti e kreh edhe gjithë shoqërinë, dhe për këtë shkak tani po arrestohen protestuesit.“, deklaroi Vangeli.

 PJESËMARRJA NË TURMË E DËNUESHME DERI MË 10 VITE BURG

Neni me të cilin me siguri do të ngarkohet Savevski, është 385 paragrafi 1 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, i cili thotë “Pjesëmarrja në turmë që do të kryej vepër penale“:

  •  Ai që do të marrë pjesë në turmë dhe në veprim të përbashkët do të përdor dhunë kundër njerëzve apo do të dëmtoj apo prish pronë me vlerë më të madhe, do të dënohet me dënim me të holla ose burg deri në 3 vite.

Dy paragrafët tjera nga neni i K3 përcaktojnë:

  • Nëse gjatë veprimit të turmës ndonjë person i privohet jeta ose merr lëndim të rëndë trupor ose bën dëm të madh material, pjesëmarrësi në turmë me vetë pjesëmarrjen, rrezikon burg nga tre muaj deri pesë vite.
  • Udhëheqësi i turmës, do të dënohet me një deri në pesë vite burg.

Nga komiteti i Helsinkit, megjithatë bëhet fjalë për vepër penale dhe gjykatësit nuk do të duhej të përcaktohen për masën paraburgim, por për masa të tjera të sigurisë:

 Për këtë vepër penale parashihet dënim me të holla ose burg deri 3 vite, që vlerësohet si vepër penale më e lehtë, për të cilën në parim nuk duhet të përcaktohet masa paraburgim shtëpiak, gjegjësisht më e përshtatshme do të ishte masa më të buta të kujdesit ( për shembull obligim i të dënuarit të paraqitet kohë pas kohe tek personi zyrtar i përcaktuar) – vlerësojnë nga Komiteti i Helsinkit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close