Erdogan: Turqia është bërë një shpresë për të shtypurit

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, duke iu drejtuar qytetarëve, tha se Turqia është bërë një shpresë për të shtypurit, dhe shembull i drejtësisë.

Këto deklarata Erdogan i mbajti në fjalimin e tij drejtuar kombit turk në parlament. Ai tha se Turqia shtrin dorën e ndihmës jo vetëm tek fqintë, por në çdo cep të botës, transmeton Mesazhi.

Erdogan tha se qytetarët turq votuan për qeverinë e tij, në mënyrë që të sigurohet mirëqenie jo vetëm një pjesë të caktuar të shoqërisë, por për të gjithë 76 milionë njerëzit që jetojnë në vend.

“Turqia ka zgjeruar ekonominë e saj trefish më shumë se në njëmbëdhjetë vite më parë. Vëllimi ekonomik i Turqisë ka arritur në 786 miliardë dollarë, e që ishte vetëm 230 miliardë dollarë kur ne e morën pushtetin. Të ardhurat kombëtare, të cilat ishin 350 miliardë Lira turke në vitin 2002, kanë arritur tani 1.4 trilion Lira turke. Të ardhurat kombëtare për frymë kanë dejkaluar 10.500 dollarë, e që ishte 3,500 dollarë kur ne e morëm qeverinë. Banka qendrore turke ka rritur rezervën e saj për pesë herë, e cila është më tepër se 135 miliardë dollarë tani. Turqia kishte një borxh 23.5 miliard dollarë tek FMN, dhe ne kemi paguar gjitha ato borgje, dhe tani Turqia është bërë një vend i cili i ofron kredi për FMN-në”, vlerësoi Erdogan.

Kryeministri tha se ata kishin ndërtuar shkolla, spitale , universitete, pallatet të drejtësisë, diga, autostrada, trenat, metro, shtëpi, ura dhe më shumë, duke shtuar se qeveria e ka rindërtuar vendin, duke e shndërruar atë në superfuqi rajonale.

Lajme të ngjashme

Back to top button