Për 1 maj, zgarë apo protesta?

Për 1 majin të mendohet për të drejtat e punëtorëve apo për zgarën e piknikut, kjo dilemë është shtruar në panel diskusion të organizuar nga Fondacioni Fridrih Erbert, raporton Portalb.

Vec kësaj në panel diskusion janë ngre edhe nevoja të studentëve dhe të sindikatave, duke kërkuar qasje më aktive në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Sipas, aktivistet civile Aneta Smitkuleva nga OJQ Solidariteti 1 maji është ditë që duhet shprehur pakënaqësinë.

“Sot kur njerëzit shihen si resurse dhe si mjete, pikniku konsideroj se është ikje. Protesta është e domosdoshme. U ndjeva mirë kur vitin e kaluar pash aq shumë student në rrugë për ta shprehur revoltën. Vetëm me atë vendosmëri ne mund ta marrim në dorë sovranitetin që na takon dhe mund t’i kthejmë të drejtat. Të drejtat e punëtorëve në mënyrë drastike po zvogëlohen. Vlerësoj se kemi shumë punë në terren. Liderët e sindikatave, në asnjë mënyrë nuk duhet të bien në presionin e politikanëve”, tha Smitkuleva.

Studenti Andrej Jovancevski, përfaqësues nga organizata MUGRA vlerëson se janë tre probleme kyce me të cilat po ballafaqohen studentët sot; E para, hiper-rregullimi i rregullativës ligjore. Ka tendenca që ligjet të jenë në përputhje me tregun e punës. Këtë gjë sindikatat nuk po e problematizojnë. E dyta, mosinteresimi për protesta, sidomos nga ana e sindikatave. Dhe e treta, pasiguria e të rinjve, studentëve, për të ardhmen pas studimeve. Sot që të jesh student ose duhesh të kesh prindin në punë, ose vetë të jesh i punësuar dhe në të njëjtën kohë të vijosh studimet- kjo të krijon pasiguri për ekzistencën në të ardhmen.

Edhe Goce Dellcev Todev, kryetar i sindikatës së policisë së Maqedonisë ka përshëndetur këtë panel diskusion dhe ka inkurajuar panelistët për aktivitetet e radhës, duke garantuar se sindikata e policisë do të përkrahë çdo iniciativë dhe protest për të drejtat e punëtorëve.

Dita e 1 majit njihet si dita ndërkombëtare e punëtorëve./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button