Zaev: Vendimi për falje të tërhiqet, të organizohen zgjedhje të rregullta

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, bashkë me anëtaren e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së dhe anëtaren e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Renata Deskoska, sot u takuan me shefin e delegacionit të Ad-hok komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Shtefan Shenah, bashkë me anëtarët e komisionit, njofton Portalb.

Në takim u bisedua për krizën aktuale politike në Maqedoni pas mosplotësimit të kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe të rregullta në Maqedonisë dhe vendimin e presidentit Gjorge Ivanov për faljen e politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të cilin e solli më 12 prill.

“Tre kushtet kryesore për zgjedhje të rregullta nuk janë plotësuar, është e qartë edhe për publikun e brendshëm dhe faktorin ndërkombëtar. Lista Zgjedhore nuk është pastruar, reformat në media nuk janë zbatuar dhe partia nuk është ndarë nga shteti. Kulminacioni i shkeljes së Marrëveshjes së Përzhinos nga ana e pushtetit u bë me vendimin e presidentit Ivanov, që për shkak të pakënaqësisë së këtij vendimi qytetarët dolën në rrugë për të protestuar. Zgjidhje për situatën është tërheqja e vendimit të paligjshëm të Ivanovit dhe organizimin e zgjedhjeve fer dhe të rregullta në të cilat do të zgjidhet Qeveri kredibile”, tha Zaev, transmeton Portalb.

Në kumtesën e LSDM-së, thuhet se është konstatuar se thellimi i krizës çon në destabilizimin e vendit.

Zaev, theksoi se LSDM i përkrahë protestat e pa-dhunshme dhe të qeta qytetare dhe ka porositur që për të mirën e Maqedonisë është e patjetërsueshme të plotësohen parakushtet për zgjedhje fer në të cilat do të marrin pjesë të gjitha partitë politike në vend. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button