Renova të enjten luan kundër Mlladostit

Java e 30-të e Ligës së Parë të Maqedonisë që do të luhet këtë fundjavë, pritet të fillojë më herët, më saktësisht të enjten, shkaku që në cilësinë e nikoqirit luajnë dy ekipet tetovare, Renova dhe Shkëndija. “Gips punuesit” janë ekipi i parë që do të luajnë ndeshen e tyre, kur në cilësinë e nikoqirit presin skuadrën e Mlladost CD, ndërkohë ndeshja tjetër që luhet në kuadër të grupit të “Play Out”, Horizont Turnova është mysafire e Metalurgut në stadiumin e Maxharit “Boris Trajkovski”

Skuadra e Vardarit që tani ka rikthyer diferencën në pesë pikë ndaj Vardarit, këtë të shtunë do të ketë edhe një udhëtim të vështirë për në Kratovë, ku skuadra e Sileksit do të kërkojë edhe një herë të bëjë befasinë, apo të tregojë se vërtet është skuadër e fortë në shtëpi, për të siguruar edhe për vete daljen në Evropë, por njëkohësisht do të rikthente sfidën për titull mes Shkëndijës dhe Vardarit.

Mirëpo për të vazhduar sfida, Shkëndija duhet patjetër duhet të fitojë duelin e të shtunës, kur në Tetovë do të jetë mysafire Bregallnica, e cila pasi kishte siguruar pjesëmarrjen në mesin e gjashtë ekipeve më të mira, tani po shpreson edhe në pozitë për dalje në Evropë. Në këtë ndeshje drejtësinë do ta ndajë Goran Spirkovski nga Prilepi.

Në ndeshjen e fundit të javës së 30-të, Shkupi është nikoqire në Kërçovë, ndërsa atje udhëton ekipi i Rabotniçkit. Në këtë ndeshje drejtësinë e ndanë Josip Barton.

Dyshet e javës së 30-të, Play Off:

Tetovë: Shkëndija – Bregallnica

Kratovë: Sileksi – Vardari

Kërçovë: Shkupi – Rabotniçki

Play Out:

Tetovë: Renova – Mlladost CD

Maxhari: Metalurgu – Horizont T.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button