“Rrugët e Maqedonisë, të ndërmarrin masa për shfaqjen e qenve nëpër autostrada” (VIDEO)

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anim Mundi”, bashkë me shoqatat “Zëri i Kafshëve” (Veles), “Heronjtë e Vegjël” (Ohër), “Anima World” (Strugë), “Mundësia e Dytë” (Koçan), “Jeta” (Shtip), “Zemër për kafshët” (Kavadar), “Fauna” (Kumanovë), “Angelcats Sanctuary” (Shkup), reagojnë në lidhje me publikimin e një video gjatë ditës së djeshme, ku shihet se në autostradën Tetovë – Shkup ka ndodhur një aksident i tmerrshëm. Një motoçiklist ka goditur një qen duke e lënë të ngordhur në vend, por fatmirësisht motoristi ka kaluar pa lëndime serioze.

Në momentin tek sa ka qenë duke u filmuar aksidenti i parë nga një person rasti, ka ndodhur diçka e paparë dhe e papritur, është regjistruar momenti kur makina e ka goditur një qen tjetër, duke e “fluturuar” atë disa metra larg, por qeni është çuar dhe ka vazhduar rrugën e tij. Fatmirësisht nga dy aksidentet nuk ka të lënduar.

Shoqatat kërkojnë nga “Rrugët e Maqedonisë”, që ata t’i garantojnë kushtet për komunikacion në rrugët rajonale dhe magjistrale.

Të njëjtat gjithashtu kërkojnë që të rregullohen të gjitha mbrojtëset e rrugëve që janë prishur, veçmas në vendet ku përreth ka shtëpi, që paraqet rrezik. Pos kësaj, shoqatat kërkojnë që deri sa të rregullohen mbrojtëset rreth rrugëve, të vendosen shenja sinjalizuese që udhëtarët të kenë kujdes.

Mbetet e paqartë pse kompetentët e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” nuk kujdesen dhe të ndërmarrin masa për sigurinë e vozitësve në këtë autostradë pasi që shpesh aksidentet e ndryshme në këtë rrugë shkaktohen nga dalja e kafshëve në autostradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button