Jankulloska fitoi falje dhe doktoraturë, gjykatësi i cili e ka dëgjuar ende nuk është shëruar

Gjykatësi në procedurë paraprake i rastit “Fortesa” ende është në pushim mjekësor, konfirmojnë nga Gjykata Penale në Shkup, pasi që plot 20 ditë është sëmurë, gjatë kohës së dëgjimit të të dyshuarve të rastit, në mesin e të cilëve ka qenë edhe ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankulloska, njofton Portalb.

Kur do të kthehet në punë gjykatësi, nga Gjykata nuk mundin ta konfirmojnë.

Në ndërkohë, e dyshuara Jankulloska, ashtu sikur edhe bashkëpartiakët e tij dhe funksionarët që kanë qenë nën hetime, u fal apo abolua nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, ndërkaq pardje ish ministrja solemnisht u promovua si doktor i shkencave të Fakultetit të Sigurisë në Universitetin “Shën Klimeti i Ohrit” në Manastir.

Një grup të rinjsh, Jankulloskës ia uruan doktoraturën me një aksion gueril, në të cilën shkruajtën në një pllakatë “Urime faljen” gjatë kohës së manifestimit solemn në Rektoratin e Universitetit të Manastirit, transmeton Portalb.

dav
“Urime faljen (abolimin)”

Përndryshe Jankulloska është e dyshuara e tretë e rastit “Fortesa”, të cilën Prokuroria Speciale e hapi kundër pesë personave, të dyshuar se vitin e kaluar i kanë asgjësuar sistemet e MPB-së me të cilat është kryer ndjekja e komunikimeve, që me këtë të fundit shtetit i kanë shkaktuar dëm mbi 10 milionë euro.

I dyshuari i parë i këtij rastit, është kryeshefi i Drejtorisë së Pestë të DSK-së, Goran Grujoski, i cili ashtu sikur Jankulloska dhe të dyshuarit tjerë u fal nga Ivanovi.

Nga gjykata thonë që në pajtueshmëri të vendimit të presidentit Ivanov, procedura e mëtutjeshme hetimore për rastin “Fortesa” duhet të ndalet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button