Publikohet raporti i “Freedom House”, ja sa janë mediat e lira në Maqedoni

Pozicioni i Maqedonisë në lidhje me liritë e mediave nga grupi “pjesërisht të lira” ka rënë në grupin e vendeve që “nuk kanë media të lira”, pas publikimit të materialeve të përgjuara që tregojnë se pushteti i ka përgjuar edhe gazetarët, gjithashtu të njëjtat tregojnë edhe lidhjen mes funksionarëve të lartë të shtetit me pronarët e mediave por edhe si rezultat i rritjes së kërcënimeve dhe sulmeve ndaj punëtorëve mediatik. Peizazhi mediatik në Maqedoni është thellë i polarizuar sipas ndarjes politike, njofton Portalb.

Është prezentë autocenzura te gazetarët, kryesisht si rezultat i trysnive nga pronarët e mediave me interesa konkrete në biznes apo politik dhe në kohën e fundit si rezultat ndjekjes. Gazetarët janë pak të paguar dhe përballen me kërcënime dhe me abuzim për shkak të raportimin hulumtues apo kritik. Kjo kryesisht shkruhet në Raportin e “Freedom House”, për Maqedoninë  për vitin 2016 të.

  • Rasti kryesor: Përgjimi

“Në shkurt të vitit 2015, lideri i opozitës, Zoran Zaev, e ka akuzuar Qeverinë e Nikolla Gruevskit për zbatimin e operacionit gjithëpërfshirës për përgjim ku qëllimi kryesor kanë qenë 100 gazetarë, bashkë me mijëra njerëz tjerë”, transmeton Portalb.

  • Përfundimet e hetimit të përkrahur nga Komisioni Evropian i kanë mbështetur konstatimet e Zaevit.
  • Zaev gjithashtu ka zbuluar një seri bisedash në të cilat dëgjohet se si përfaqësuesit e qeverisë kanë pasur rol që të vendosin për atë se çfarë do të publikohet nëpër disa media të caktuara.
  • Një numër i konsiderueshëm i gazetarëve janë kërcënuar ose kanë qenë të sulmuar fizikisht gjatë vitit.

fridom1

Në konstatimet e “Freedom House”, thekson se edhe pse situata nuk është dramatike si në rastin me “Sharli Hebdo” në Francë, megjithatë, sulmet ndaj gazetarëve në Ballkanin Perëndimor kanë sjellë kontribut në rënien e përgjithshme të lirive të mediave në Evropë.

“Sulmet dhe kërcënimet me vdekje në Maqedoni dhe Bosnje dhe Hercegovinë gjithashtu paraqesin shqetësim, ku në shumë raste janë gazetarët që bëjnë hulumtime për rastet e korrupsionit në të cilat është e involvuar qeveria”, thuhet në Raportin e “Freedom House” për 2016, përcjellë Portalb.

Maqedonia është i vetmi vend në rajon, bashkë me Turqinë, e cila është në grupin e vendeve me media jo të lira. Të gjitha shtetet tjera janë pjesë e grupit të vendeve me media pjesërisht të lira.

Gjithashtu, Maqedonia është njëri ndër vendet që gjatë vitit të kaluar kanë pësuar më së shumti rënie. Në mesin e këtyre vendeve, pos Maqedonisë janë, Turqia, Bangladeshi, Burundi, Franca, Serbia, Jemeni, Egjipti dhe Zimbave. /Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button