Aron: Lista zgjedhore nuk ka gjasa të pastrohet deri më 5 qershor

Hulumtimi i detajuar i të gjitha problemeve në listën e zgjedhësve është i pamundur deri në 5 qershor. Kështu qëndron në raportin e vëzhguesit të IFES, Jon Aron, të cilën gjashtë ditë më parë e ka dorëzuar në KSHZ. Në raportin e siguruar nga ALSAT M thuhet se janë të nevojshme kontrolle shtesë të cilat sipas dispozitave ligjore, nuk mund të kryhen në kohë.

“Kërkesat deri në MPB për t’i verifikuar informacionet tashmë që i kemi dhe të cilat janë përdorur edhe gjatë kontrollit të kryqëzuar, nuk do të na sjellin informacione dhe nuk sollën asnjë bindje për vlefshmërinë e të dhënave të cilët kontrollohen. Sipas njohurive, MPB-ja mundet që në detaje dhe përfundimisht të hulumtojë të gjithë problemet e identifikuara, por procesi ligjor për këtë do të marrë kohë dhe nuk do të mund të bëhet para zgjedhjeve të 5 qershorit”, thuhet në dokumentin e IFE-sit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button