Franca do t’i ndërtojë 12 nëndetëse Australisë, tenderi 50 miliardë dollarësh

Kryeministri australian Malcolm Turnbull, shpalli Francën fituese të tenderit me vlerë prej 50 miliardë dollarësh për ndërtimin e 12 nëndetëseve, raporton Anadolu Agency (AA).

Turnbull mbajti një konferencë për media në Adelaide, ku dhe do të ndërtohen nëndetëset për Marinën Mbretërore. Ai tha se për tenderin kishin konkurruar Franca, Gjermania dhe Japonia.

Oferta fituese dhe më e mira ishte ajo e kompanisë franceze DCNS, kurse kryeministri i Australisë Turnbull, tha se ndërtimi i 12 nëndetëseve do të sigurojë 2.800 vende të reja pune në Adelaide.

“Projekti do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Australisë, pasi që aty do të punojë fuqia punëtore australiane. Kjo është një ditë e madhe për forcat tona detare, por është e rëndësishme edhe për ekonominë e vendit. Punëtorët e Australisë nga çeliku australian do të bëjnë nëndetëset australiane”, tha Turnbull.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button