Erdogan: Politika e përbashkët në Ballkan është shumë e rëndësishme

President i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas takimit me Presidenten kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, theksoi se Turqia, Kroacia dhe BeH-ja mund të krijojnë një mekanizëm të fuqishëm trelateral dhe se politika e përbashkët në Ballkan është shumë e rëndësishme, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, në konferencën për mediat të mbajtur pas takimit shprehu kënaqësinë që ka ardhur për vizitë në Kroaci, ku ka theksuar se nesër do të realizohen edhe takime të tjera dhe forumi i biznesit.

Presidenti turk kujtoi vizitën e tij në Kroaci para dhjetë viteve në cilësinë e kryeministrit. “Vërej se gjatë dhjetë viteve të fundit këtu shumë gjëra janë ndryshuar, kjo, pa dyshim tregon se në Kroaci mbisundon një dinamik tjetër. Kroacia ka hyrë në BE, është bërë anëtare e NATO-s dhe gjatë periudhës së aderimit në NATO, ne si Turqi ofruam mbështetje të plotë”.

“Dua të theksoj faktin se nevojitet që marrëdhëniet tona ekonomike të rriten dhe përmirësohen. Gjithsesi, qëllimi jonë është që shkëmbimi tregtar të arrijë në një miliardë dollar. Nuk shoh rezultatet e dy vendeve në këtë aspekt, por derisa kemi vullnet, qoftë në takimet në Stamboll apo sot këtu, atë mund edhe ta arrijmë”, theksoi Erdogan.

Ai vuri në dukje se nga Turqia kanë ardhur një numër i madh i biznesmenëve të cilët janë investitorë në Kroaci.

“Natyrisht, në të njëjtën kohë nevojitet të ndërmerren hapa të përbashkëta në sferën e blegtorisë. Më tej, besoj se do të rritet numri i fluturimeve nga Kroacia në Turqi. Shpresojmë se do të rritet numri i turistëve të cilët në vit e vizitojnë Turqinë, që momentalisht arrin në 35 mijë. Politika e përbashkët në Ballkan është shumë me rëndësi dhe sot kemi biseduar për këtë. Sigurisht, kjo është me shumë rëndësi për të ardhmen, paqen dhe stabilitetin e Ballkanit dhe në këtë kontekst Turqia, Kroacia dhe BeH-ja, mund të krijojnë një mekanizëm të fuqishëm trilateral, ku sigurisht, do të udhëheqin vetëm zyrtarë të lartë shtetërorë”, tha Erdoğan.

Presidenti Erdoğan në fund tha se takimi ka qenë mjaft i suksesshëm dhe shfaqi shpresën se marrëdhëniet mes dy vendeve kështu të vazhdojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button