“Revolucioni laraman”, përfundon protesta në Shkup (FOTO+VIDEO)

(E plotësuar) – Ka përfunduar e qetë protesta në Shkup ku mijëra qytetarë dolën në rrugë për të 13-ën herë me radhë për të shprehur revoltën e tyre kundër vendimit të presidentit Ivanov.

“Revolucioni laraman” edhe sot realizoi aksionin e zakonshëm ku në shënjestër ishte zyra e presidentit Ivanov dhe objekti i Ministrisë së Drejtësisë./ Portalb

Protesta në Shkup - 26.04.2016
Protesta në Shkup – 26.04.2016

20:45 – Në këto momente siç raporton nga terreni gazetari i Portalb, numri i protestuesve ka filluar të zvogëlohet.

5A

7A

20:34 – Protestuesit kanë vazhduar protesën përapara Qeverisë së Maqedonisë. Ata vazhdojnë me thirrje anti-qeveritare.

Ashtu si dje edhe sot policia ka rrethuar vetëm objektin e Qeverisë.

A2

19:25 – Protestuesi kanë vazhduar protestën e tyre para Kuvendit të Maqedonisë.

7a

19:13 – Protestuesit rrugës drejt Kuvendit kanë gjuajur me ngjyrë objektin e Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrën e presidentit Ivanov.

5A

1A3A

Në shenjë revolte protestuesit gjithashtu kanë djegur edhe fotografinë e presidentit Ivanov.

6a

18:58 – Në këto momente protestuesit janë nisur drejt Kuvendit të Maqedonisë për të vazhduar protestën kundër vendimit të presidentit Ivanov.

21

22

8a

7a

18:53 – Protesta vazhdon përpara Prokurorisë Speciale Publike ndërsa numri i protestuesve vazhdimisht po shtohet, raporton gazetari i Portalb nga terreni.

Protestuesit në mbështetje të PSP-së vazhdojnë me thirrje “ Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, “Poshtë Nikolla”, “Shtet diktatorial”.

54

18:15 – Qindra qytetarë tanimë janë mbledhur përpara objektit të PSP-së për të vazhduar me protestën e 13-të me radhë të njohur si “Revolucioni laraman”.

Protestuesit me thirrje të ndryshme e shprehin revoltën kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov i cili më 12 prill i fali 56 politikanë dhe bashkepunëtorë të tyre.
A2
A1
Përndryshe, #Protestoj po organizon protesta kundër vendimit të presidentit Ivanov në lidhje me faljen e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që janë nën hetim.

Nga kjo lëvizje i kanë parashtruar 8 kërkesa që protestat të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
  6. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  7. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  8. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

Lëvizja civile ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen këto kërkesa ata do të vazhdojnë me protestat në rrugë, transmeton Portalb.

“Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën protestuesit në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Deri më tani janë gjuajtur me ngjyrë Ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë, objektet e Shkupit 2014, zyra e presidentit Ivanov, Qeveria e Maqedonisë, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, dy përmendoret në formë luani të cilët gjenden në urën “Goce Dellçev” dhe Ministria e Punëve të jashtme, në shënjestër të protestuesve tanimë disa herë me radhë është edhe objekti i Gjykatës Kushtetuese, por, policia këtë objekt po e ruan mirë dhe po i parandalon protestuesit që t’i afrohen.

Përveç se në Shkup, protesta do të mbahen edhe në Tetovë, Kërçovë, Prilep, Manastir, Ohër dhe Radovish.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button