Gjëra të rëndësishme që duhet të dini për Bronkiektazinë

Përkundër bronkitit që përfshin ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes, bronkiektazia është zgjerim i parregullt i bronkeve apo degëve të tyre që zakonisht sjell rrezik më të madh për të marrë infeksion. Do të mëndonit se kjo është një gjë e mirë pasiqë mundëson kalim më të lehtë të ajrit në mushkëri por në fakt, kjo gjë lajon që bakteret dhe mukoza të mblidhen përgjatë kanaleve të frymëmarrjes, duke shkaktuar infeksione dhe probleme me frymëmarrje.

Deri më sot, mjekët nuk posedojnë kurë për bronkiektazinë.

Shkaktarët e ndryshëm

Bronkiektazia mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshë, më e zakonshmja është infeksioni i mushkërive. Infeksionet bakteriale dhe virale mund të shkaktojnë që kanalet e frymëmarrjes të jenë të dëmtuara dhe të zgjeruara. Një shkaktar tjetër është tuberkulozi pulmonar- një infeksion bakterial që karakterizohet nga formacionet e tuberkuleve apo copëzave posaqërisht në indin e mushkërive. Pasiqë kjo gjendje mund të jetë nga infeksioni i mushkërive, çdokush me imunitet të dobët është në rrezik të vuajtjes nga bronkiektazia. Ekspertët thonë se 1/3 e të gjitha rasteve të bronkiektazisë shkaktohet nga fibroza cistike- një problem i trashëgueshëm që shkakton prodhim eksesiv të mukozës në kanalet e frymëmarrjes, duke rezultuar me infeksion të mushkërive. Shenjat dhe simptomet e ndryshme.

Ndoshta ju vetëm jeni të prekura nga bronkiektazia por nuk jeni në dijeni pasiqë shenjat dhe simptomet mund të marrin disa muaj derisa të manifestohen. Personat me këtë gjendje shëndetësore mund të përjetojnë të mëposhtmen:

Dhembje kraharori
Frymëmarrje të penguar
Zëra abnormal në mushkëri gjatë frymëmarrjes
Kollitje afatgjate
Kollitje me gjak dhe me sasi të mëdha të mukozës
Paraqitje kaltëroshe të lëkurës
Trashje të lëkurës nën thonjë
Erë e keqe e gojës
Lodhje dhe dobësim
Humbje të peshës

Diagnoza Do të bëhet dëgjim i mushkërive nëse ka shenja të pengesave në kanalet e frymëmarrjes, ndoshta mjeku do ju kërkojë kontroll të plotë të gjakut të përcaktojë nëse infeksioni është i pranishëm. Një test i pështymës do të kërkohet për të kontrolluar prezencën e gjakut si dhe baktereve dhe virusëve në mukozë, që mund të shkaktojnë infeksion. Siç është cekur mësipër, bronkiektazia mund të ndodh si shkak i tuberkulozit pulmonar andaj do të bëhen testimet e zakonshme që zbulojnë këtë sëmundje.

Që të kontrollojë strukturën e kanaleve të frymëmarrjes, mjeku do mund të kërkojë rentgen apo tomografi të llogaritur- një formë e radiografisë në të cilën krijohet imazh tri-dimensional i mushkërive. Trajtimet mjekësore Sikurse e cekëm më herët, bronkiektazia nuk ka shërim. Komplikimet e ndryshme sikurse prodhimi i tepruar i mukozës dhe vështirësitë në frymëmarrje mund të trajtohen që personit të sëmurë ti mundësohet një jetë normale. Një pjesë e rëndësishme e trajtimit mjekësor është edhe parandalimi i pengesave dhe infeksioneve të mëtutjeshme në kanalin e frymëmarrjes.

Këto janë disa nga trajtimet mjekësore të bronkiektazisë: Antibiotikët- shërbejnë për të luftuar infeksionet bakteriale. Mukolitikë apo ekspektorant- shërbejnë për hollimin e mukozës në kanalet e frymëmarrjes dhe e bëjnë më të lehtë kollitjen e saj.
Bronkodilatorë- jepen që të bëjnë më të lehtë frymëmarrjen. Terapi oksigjeni-hërben për sigurimin e niveleve të mjaftueshme të oksigjenit në gjak.
Kullim i sekrecionit të bronkeve- kjo bëhet çdo ditë si nevojë për pastrimin e bronkeve.

Operacion kirurgjikal- nëse ka gjakderdhje në mushkëri dhe pjesa e prekur duhet të hiqet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button