Bale nuk e la të hetohet mungesa e Ronaldos (Video)

Kur e ke në skuadër një lojtar si Gareth Bale, as mungesa e yllit kryesor të skuadrës madrilene nuk bie në sy.

Real Madridi ka shënuar fitore të thellë ndaj Valladolidit me rezultatin e thellë 4:0, me hat-trick të lojarit më të shtrenjtë në botë Bale dhe me një gol të sulmuesit francez Karim Benzema.

Bale goleadën për ekipin e tij e hapi në minutën e 33 për ta dyfishuar pas 3 minutash nëpërmjet Karim Benzema në minutën e 36, rezultat ky me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë. Bale golin e tij të dytë në këtë takim e shënoi në minutën e 64, ndërsa hat-trickun për vete dhe pokerin për ekipin e plotësoi në min. e 89, rezultat ky që doli të ishte finali.

Me këtë fitore Real Madridi kalon në pozitën e 37 pikëve pas 15 javësh, vetëm tre pikë më shumë se lideri Barcelona, por me një takim më shumë

Lajme të ngjashme

Back to top button