Storje e pakuptimtë gazetareske

[Recension: Pse të gjitha lëndët e PSP-së fillojnë me shkronjën Т?]

Në vend që të lexojmë tekst që do ta sqaronte se pse të gjitha lëndët e deritanishme të Prokurorisë Speciale publike (PSP) fillojnë me shkronjën “Т”, përjetojmë një dëshpërim për shkak se e gjithë storja gazetareske për këtë temë bazohet në spekulim dhe mistifikim edhe më të madh.

Çfarë dëmi! Për shkak se pyetja është me të vërtetë interesante dhe ngacmuese, dhe gjithsesi kjo e bën me interes për publikun. Pyetje legjitime për kërshërinë gazetareske për shkak se, me sa është i informuar recensuesi, deri tani nuk kemi hasur në tekst gazetaresk që merret me këtë çështje.

Për fat të keq, do t’i lejojmë vetes të vlerësojmë se qasja që e ka ky tekst, e bën atë të pakuptimtë nga disa aspekte kur bëhet fjalë për veprimet standarde gazetareske kur duhet të fitohen përgjigje për çështje me interes për publikun.

Veprimi i parë është shumë i thjeshtë dhe shumë logjik – të pyetet PSP-ja.

04252016 Vecer TLinku deri te artikulli origjinal: Pse të gjitha lëndët e PSP-së fillojnë me shkronjën Т?

Data dhe koha e publikimit: 22.04.2016 – 17:30

Data e recensionit: 25.04.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

“Т” SI TRE PROKURORE!

Ky është hapi i parë logjik për të cilin nuk do të duhej të kishte pengesa,për shkak se besojmë se kjo temë, pse lëndët e PSP-së emërtohen me shkronjën “T”, gjithsesi nuk i nënshtrohet hetimit.

Në vend të kësaj, autori i tekstit është krhyer kah ezoteria, gjegjësisht, e ka hulumtuar shkronjën “T” në fjalorin e termeve ezoterike dhe prej atje është nxjerrë ky përfundim: “fjala Triada fillon me T dhe i paraqet tre prokuroret”!

“Triada, në mes tjerash, paraqet treshe të përhershme të atomeve dhe molekulave evoluese që e mbështesin monadën (substancën njëvalente)…”

Konsiderojmë se ky citim kyç i tekstit nuk meriton përgjigje, për shkak se nuk ka metodologji e cila mund të dallojë se në cilat korniza dhe sipas cilit kod të gazetarisë profesionale mund ta vlerësojë një përfundim të këtillë.

Megjithatë, nuk guxojmë të përmendim nenin 14 të Kоdit të gazetarëve i cili thotë:

Raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar.

Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

Ka këtu edhe komente që nuk janë të veçuar për të integruara në tekst, ka spinimi…

Dhe në fund, mirëpo jo edhe më pak me rëndësi, përkundrazi, mjaftë e rëndësishme, recensioni i këtij teksti është bërë me sugjerim të lexuesit të “Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie”.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button