Për deputet të pavarur, KShZ: Të nevojshme 1 mijë nënshkrime

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar formularin në të cilin qytetarët e interesuar do të mund të mbledhin nënshkrime për kandidatët për deputetë të pavarur në gjashtë njësitë zgjedhore në vend dhe në njësinë e 7 për diasporën.

KShZ bën të ditur se neni 61, paragrafi 1 i Kodit zgjedhor, për njësitë zgjedhore në vend parasheh: “Kur parashtrues i listës së kandidatëve për deputetë është një grup votuesish, nevojitet të grumbullohen së paku 1.000 nënshkrime nga votuesit e regjistruar në ekstraktin e Listës zgjedhore të asaj njësie zgjedhore”- thuhet nga KShZ.

E njëjta parashihet edhe për diasporën në nenin 61, paragrafi 2.

“Kur parashtruesi i listët së kandidatëve për deputetë është grup votuesish nga njësitë zgjedhore për votim jashtë vendit, është e nevojshme të grumbullohen të paktën 1.000 nënshkrime nga votuesit e regjistruar në ekstraktin e Listës zgjedhore për ato njësi zgjedhore para personave zyrtarë të përfaqësive diplomatike-konsullore (PDK), gjegjësisht zyrat konsullore të formularit, të nënshkruar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.”- informojnë nga KShZ.

Afati për grumbullimin e këtyre nënshkrimeve para KShZ-së dhe në përfaqësitë diplomatike-konsullore është deri më 9 maj të këtij viti, ndërsa i njëjti formular mund të merret edhe në ueb faqen e KShZ-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button