SIDA: 120 të infektuar, 1 prej tyre fëmijë!

Vetëm gjatë vitit të fundit në Maqedoni janë regjistruar 25 raste të reja të HIV/SIDËS, prej tyre 23 janë meshkuj ndërsa dy femra.

Këto janë të dhënat zyrtare të Entit për shëndet publik(ISHP), të dhënë me rastin e 1 dhjetorit ditës ndërkombëtare kundër sidës.

‘Numri më i madh personave janë nga Shkupi, ndërsa janë të moshës prej 20 deri 39 vjet. Është një fëmijë të cilin e ka infektuar e ëma, por dominojnë ngjitjet nëpërmjet homoseksualve dhe heteroseksualve. Gjatë vitit 2013 nga sida në Maqedoni kanë vdekur 2 persona, ndërsa për 40 për qind viteve të fundit është ulur numri i rasteve të vdekjes në vend’ tha Zharko Karaxhovski, ISHP.

Në krahasim me rajonin, Maqedonia ka më pak të sëmurë nga sida se Shqipëria ndëra më shumë se Kosova.

Me sëmundjen e sidës në Maqedoni janë te prekur 120 persona. 

Në  Shqipëri vetëm këtë vit janë shënuar 70 raste të të prekurve nga sida, ndërsa në total numri arrin në 625 raste.

Gjatë vitit 2013 në Kosovë janë shënuar tri raste të reja të personave të prekur nga HIV/AIDS, ndërsa numri i përgjithshëm është 90./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button