Kriza në Maqedoni: Brukseli i shqetësuar, nuk zbulon hapat e mëtejme

Nga Brukseli tani për tani nuk zbulojnë se cilat do të jenë hapat që do t’i ndërmarrin pas vendimit të kryetarit Gjorge Ivanov për të aboluar politikanë dhe shkelje të Marrëveshjes së Përzhinos, transmeton Portalb.

“Në deklaratën që e publikuam javën e kaluar, thamë që jemi të obliguar të marrim veprime që të plotësohen kërkesat që i ka theksuar Komisioni Europian, Këshilli Europian dhe Parlamenti Europian. Javën e kaluar thash, dhe do ta përsëris, se nuk do të shtojë më shumë se kaq”, ka thënë zëdhënësja Maja Kocijançiç në konferencën e sotme në Bruksel.

Zëdhënësja tha se Brukseli qartazi ka theksuar qëndrimin në raport me ngjarjet e fundit politike në Maqedoni.

“Gjendja, për ne, është shqetësuese. Ne jemi aty, por siç kemi potencuar, përgjegjësia për zgjedhjen e krizës mbetet në duart e liderëve partiak. Kemi shprehur shqetësimin tonë- ka deklaruar Kocijançiç.

Javën e kaluar dështoi tentimi i eurokomisarit Johanes Han dhe e tre euro-deputetëve; Eduard Kukan, Ivo Vajgëll dhe Ricard Hovit, të organizojnë takim liderësh në Vjenë me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos. Vetëm VMRO-DPMNE dhe BDI kanë vërtetuar pjesëmarrijen, ndërkaq LSDM kërkoi tërheqjen e abolimit dhe mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor- si kusht për të marrë pjesë në takim, që kishte për qëllim që ta shpëtoj Marrëveshjen e Përzhinos.

Pas këtyre ngjarjeve, gjasat që bashkësia ndërkombëtare të vendojë sanksionet kundër politikanëve maqedonas janë të mëdha. Ngrirje të xhiro llogarive jashtë vendin dhe ndalesa për udhëtim, pritet të jenë masat e sanksioneve./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button