Server: Serbia s’mund të jetë në BE pa njohjen e Kosovës

Nuk mund të ndodhë anëtarësimi i Serbisë në BE  pa njohjen e Kosovës. Kjo u theksua nga eksperti për Ballkanin, Daniel Server në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, pa zgjidhjen e të gjitha çështjeve serioze nuk ka mënyrë tjetër që Serbia të bëhet pjesë e familjes evropiane. Duke komentuar zgjedhjet parlamentare në Serbi, Server thotë se Vuçiq ka fituar mbështetje për shkak të politikës së tij pro- evropiane.

E sa i përket rolit të Rusisë në Ballkan, ai nuk mendon se Kremlini do të mund të luajë rol serioz në rajonin e Ballkanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button