Gara joparimore

Në një kohë të pakohë,
s’e them bash për mahi,
“njerëzit” bënin gara
kush mund të jetë më thi.

Kush do të bëhej ujk,
e kush do të bëhej derr,
kush më shumë të tjerëve
jetën t’ua bëj ferr…

Kush do ta mposhtë tjetrin
në mënyrën më mizore,
kujt më shumë e keqja
do t’i shkojë për dore.

Në këtë garë të ndyrë,
prijnë ca faqezi
që mish njeriu do të hanin
po të kishin mundësi.

Këtyre sytë ‘u janë verbuar
nga urrejtja e nga lakmia,
mish e gjak i kanë të helmuar
kush s’ua shkon në punë të këqia.


Lajme të ngjashme

Back to top button