Stresi: Ja e vërteta e lidhjes sime me vajzën e Eli Farës

Po përflitet shumë për një lidhje mes reperit të njohur Stresi dhe vajzës seksi të këngëtares, Eli Fara. Në një intervistë për Opinion.al Stresi sqaron të gjitha thashethemet që po qarkullojnë për të dhe për Marinën.

Stresinjo faleminderit që na përgjigjesh gjithnjë, duke na rrëfyer të vërtetat e jetës tënde. Tani më thuaj je i lidhur me Marinën?

Në fakt nuk mund të mos të të përgjigjem ty që më merr 100 herë në telefon (qesh). Jo nuk jam i lidhur me Marinën, nuk e njoh e kam parë thjesht në foto është shumë e mirë.

Domethënë je thjesht fans i saj, e ndjek në rrjetet sociale?

Jo nuk e ndjek, më dalin postimet e saj në rrjetet sociale dhe kaq. Meqë mu dha rasti po e komplimentojë nëpërmjet portalit tuaj, po i them je shumë e bukur (qesh).

Pra nuk e ke takuar asnjëherë personalisht, e ke parë vetëm virtualisht?

E di si po më dukesh tani si hetuese (qesh), e kam takuar para shumë vitesh por nuk e kam idenë se çfarë bën tani në jetë. Thashë e kam parë vetëm në foto.

Po me nënën e saj, këngëtaren tonë të dashur Eli Fara çfarë marrëdhënie ke?

E respektoj shumë, është një nga këngëtaret më të mira të muzikës popullore. Kam njohje në distancë me të. Ka qenë dikur anëtare jurie në një festival ku unë kam marrë pjesë.

Po mirë je i lidhur aktualisht?

Jo nuk jam i lidhur, por as vetëm nuk jam.

Stresinjo unë di që ti je mbyllur në studio dhe po punon për këngët e reja, kur do ta kemi klipin e parë?

Klipi i parë pritet të dalë në fund të majit, do të jetë një “big” hit nga Threedots. (qesh).

U riktheve përsëri tek Threedots, si po ndihesh pranë tyre?

Me “Threedots” është si kesh marrë një biletë dhe të shkosh në hapësirë, është shumë bukur të punosh me ta.

I ke ndjekur punët e kolegëve, që po nxjerrin këngë çdo javë?

Nuk bëj karshillëk por muzika ime është e pathyeshme, kështu që s’kam interes të ndjek asnjë nga kolegët e mi.

Nga Opinion.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button