A është humbur Maqedonia në rrugën drejt NATO-s?

Mendoj se është e qartë se derisa kemi krizën politike gjasat tona zvogëlohen për ftesë nga NATO. Kuptohet se ne kemi edhe obligime tjera që duhet t’i plotësojmë. Këtu mendoj edhe në problemin me fqiun tonë jugor. Për këtë arsye ne me Ministrinë e Mbrojtjes organizojmë aktivitete të ndryshme për t’i bindur vendet anëtare dhe aspirantë për në NATO se rruga e vetme e jona pa alternativa janë integrimet në NATO dhe BE. Kështu ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Ramadani në ngjarjen e organizuar nga organizata e tij Këshilli Euro-Atlantik me temë: Simulimi studentor NATO- NATO para Samitit të Varshavës, raporton Portalb.

Sipas tij, NATO konsideron se të rinjtë do të jenë prijës të procesit, si lider të ardhshëm, për këtë arsye kemi organizuar këtë konferencë, përkundër krizës që po mbizotëron. Duam të theksojmë se ne edhe më tutje do të punojmë në këtë proces.

“Ata janë pakicë, kanë paraqitje destruktive, janë grupe të vogla që nuk mund të ndikojnë, apo ta ndryshojnë rrugëtimin tonë drejt NATO-s”, deklaroi Ramadani, duke komentuar retorikat anti bashkësisë ndërkombëtare nga disa intelektual maqedonas.

A është humbur Maqedonia në rrugën drejt NATO-s, apo NATO është tani në plan të dytë kur kemi parasysh krizën aktuale politike? Në këtë pyetje është përgjigjur Shefi i zyrës së NATO-së në Shkup, Rumen Radev.

“Kjo është shumë pyetje e mirë që duhet tu adresohet institucioneve, partive politike pavarësisht pavarësisht a janë pozitë apo opozitë, por edhe shoqërisë civile. NATO përkrahë shtetin tuaj, përkrahë gjithë vendet e Ballkanit perëndimor në rrugën e anëtarësimit kur plotësohen të gjitha kushtet dhe merr vendim të bazuar në Konsensus. Kjo është njëra anë e medaljes dhe ana tjetër përfaqësimi i interesave shtetërore. Unë jam optimist se të gjitha partitë pasi nënshkruan Marrëveshjen e Përzhinos deklaruan se ardhmëria i përket integrimeve euro-atlantike. Çdo shtet mund të ketë kriza, por unë jam optimist”, është shprehur ai.

Në ngjarje ka marrë pjesë edhe zv/ministri i mbrojtjes, Bekim Maksuti.

“Është fakt që ne jemi në krizë politik. Megjithatë, pozicioni i Maqedonisë është rrugëtimi euro-atlantik. Pra, Maqedonia nuk ka alternativë tjetër në këtë drejtim, pavarësisht sfidave me të cilat ballafaqohet qeveria. Qeveria, opozita dhe shoqëria civile duhet të punojnë që të mos e largojnë Maqedoninë nga rrugëtimi që ka drejt NATO-s dhe Bashkimi Europian”, Bekim Maksuti, zv/ministër i mbrojtjes./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button