Për raportin ndërmjet raportimit të medieve dhe transparencës së institucioneve

Thuhet se nëpërmjet pozitës dhe rëndësisë së profesionit të gazetarisë në një shoqëri, mund të vlerësohet se sa ajo është e hapur dhe demokratike, gjegjësisht sa respektohet dhe garantohet mendimi i lirë, të shprehurit e lirë, bashkimi dhe në përgjithësi jeta e lirë.

Shkruan: Dr. Dejan Donev, profesor inordinar i etikës në gazetari dhe etikës në medie

Teza paraprake tregon dhe vërteton shumë – se në medie shihet edhe krijimi i gjendjes dhe lëvizja e një shoqërie, që do të thotë se demokracia, para së gjithash, pasqyrohet në medie, në strukturën dhe kulturën e tyre. Ajo, si e tiillë, kërkon gazetari të mirë dhe të gjallë – me themel etik, me angazhim të gjithëanshëm, humane dhe të vlefshme. Pa përkushtimin e lartë moral të medieve, është iluzore të pritet funksionim dhe zhvillim i mirë i demokracisë.

Kjo për shkak se gazetarët janë transmetues, ndërmjetësues dhe kritikues të shoqërisë dhe të shtetit. I transmetojnë porositë, ndërmjetësojnë si mbështjellës i jashtëm ndërmjet pushtetit dhe qytetarëve dhe në mënyrë kritike i vlerësojnë porositë publike, mirëpo edhe problemet shoqërore dhe jetësore. Duke mundësuar rishqyrtim të vazhdueshëm të sjelljes së faktorëve në shoqëri dhe duke publikuar kritikë të sjelljes së tillë, ato janë baraspesha që e krijon masën kritike në publik, e cila do t’i parashohë dhe do të ndikojë mbi pasojat.

MEDIET JANË MË SE TË NEVOJSHME

Me këtë mediet dhe gazetaria u bënë motori kryesor i formësimit dhe riformësimit të botës, jetës, në përputhje me fuqinë që e fituan. Mu për atë arsye, ato sot duhet të shihen si faktor shumë i rëndësishëm në orientimin, e bile edhe në krijimin e proceseve shoqërore, e jo si fenomen shoqëror i rendit të dytë, e as si partner i zakonshëm në zhvillimet shoqërore.

Në këtë drejtim, kur flasim për transparencën e institucioneve të sistemit në kuadër të një shoqërie që tenton të zhvillohet në aspekt demokratik, mediet janë më se të nevojshme, si dëshmitarë, mirëpo edhe si iniciatorë për transparencën dhe çiltërsinë e institucioneve. Siç thuhet në „Transparenca fiskale dhe llogaridhënia e institucioneve publike” të ESE-s: “Një shtet do të arrijë nivel të lartë të sundimit demokratik atëherë kur me të vërtetë do ta realizojë tranzicionin prej pushtetit konservativ në atë të hapur, me ç’rast qytetarët do të kenë mundësi t’i kuptojnë të dhënat në aspekt të asaj se çka bën shteti me paratë që ata i investojnë në të. Në atë mënyrë qytetarët do të informohen se si punojnë dhe çka, në fakt, punojnë të zgjedhurit e tyre politikë dhe do të mund t’i kuptojnë vendimet që i marrin ata, do të mund të ndikojnë gjatë marrjes së këtyre vendimeve, do të marrin pjesë në krijimin e tyre dhe sidomos do të fitojnë besim te pushteti dhe do të kenë ndjenjë se janë anëtarë të barabartë të shoqërisë në të cilën jetojnë…”, për shkak se “të qenit transparent, gjegjësisht i hapur në procedurën e planifikimit, krijimit dhe implementimit të politikave shtetërore,  veçanërisht të qenit transparent sa i përket planifikimit dhe realizimit të financave publike, është element kyç për qeverisje të mirë”.

Prandaj, është shumë e logjikshme dhe legjitime pyetja, jo se a janë, por sa dhe pse janë të mbyllura, gjegjësish të hapura institucionet, për shkak se ajo (jo)transparencë në punën e tyre fletë për shkallën e zhvillimit të vetëdijes (jo)demokratike të atij që menaxhon me proceset shoqërore dhe me publikun – pushtetin, por sa a raportojnë dhe si raportojnë mediet për atë (jo)transparencë të tyre, me çka dëshmojnë për realizimin real të funksionit të pritur të institucioneve si shërbim i qytetarëve, duke u bërë verifikues të tyre, mirëpo edhe kritikues në vepër të paraqitjes së “maskuar” të nivelit dhe të kualitetit të shërbimeve dhe të mirave, të cilat i ofrojnë institucionet të financuara me paratë e popullit.

E, përpjekje ka, disa më kualitative, disa më pak kualitative, disa të plota, disa vetëm e trajtojnë problemin… Me rëndësi është se ka zhvendosje edhe atë pozitive, sipas shembujve të: “Аnalitika think tank“: Sektori energjetik jotransparent dhe nuk jep llogari“, “Еkspertët, shumë vendime të rëndësishme janë sjellë pas dyerve të mbyllura“, “Pushteti ik nga llogaria e detajuar për shpenzimin e parave të popullit“, “Institucionet e Maqedonisë mbeten të mbyllura për publikun”, “АNALIZË: Publiku duhet të ketë qasje në gjendjen pronësore të funksionarëve!“…

IZOLIM HERMETIK I INSTITUCIONEVE

Aq më tepër, mediet dalëngadalë e marrin rolin e “syrit të zgjuar”, “dog watch”, kritikues të përhershëm të rrjedhave shoqërore, duke depërtuar nëpër izolimin e tyre hermetik e cila pasqyrohej dhe akoma pasqyrohet deri në тshkallë të sterilitetit dhe të servilitetit të verbër politik në përpjekjen për ta informuar publikun për atë se për kë dhe si i japin paratë e tyre, e poashtu edhe për nivelin e kualititetit në marrjen e shërbimit nga institucionet.

Krejt në fund, e arsyeshme është dhe fotografia që, në përpjekjen për ta informuar publikun, e kanë mediet për të nëpërmjet kanalizimit të informacionit dhe “filtrimit” të saj – në funksion të sistemit ose në funksion të publikut, që përsëri na kthen në fillim të tezës, e cila thotë se nëpërmjet pozitës dhe rëndësisë së profesionit të gazetarisë në një shoqëri, mund të vlerësohet se sa ajo është e hapur dhe demokratike, gjegjësisht sa respektohet dhe garantohet mendimi i lirë, të shprehurit e lirë, bashkimi dhe në përgjithësi jeta e lirë. Mu për këtë arsye duhet theksuar se gazetari është i pranishëm në çdo informatë të tij, prandaj edhe nuk mund të fshehet pas ndonjë të ashtuquajturi “fakti të pastër abstrakt”. Në të tashmë është implikuar këndvështrimi i tij, i cili si i tillë mund të vështrohet nën thjerrën e një valorizimi ose kualifikimi etik. Në fakt, ne nuk jetojmë si ndonjë krijesë abstrakte, jashtë shoqërisë dhe jashtë historisë, por jemi “thellë të ngulitur” në të gjitha ngjarjet rreth nes, prandaj edhe jemi pjesë e pandashme e atyre ndodhive dhe e asaj jete. Thënë në mënyrë etike: të gjithë ne jemi përgjegjës për kualitetin e jetës, i cili prodhohet edhe me ne edhe kundër nesh, edhe për ne edhe brenda nesh, për shkak se sikur edhe të mos bëjmë asgjë, megjithatë kontribuojmë që jeta jonë të jetë ashtu siç është!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button