Çmime dhe mirënjohje me rastin e 94-vjetorit të organizimit të odave

Me rastin e 94-vjetorit të organizimit të odave në Republikën e Maqedonisë, sot në seancën e Asamblesë së Odës, do të ndahen çmimet dhe mirënjohjet e Odës Ekonomike të Maqedonisë për vitin 2015.

Çmimet për firmat do t’i ndajë dhe para të pranishmëve do të drejtohet kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski.

Si një prej aktiviteteve të Odës Ekonomike të Maqedonisë në vitin 2016 janë aktivitetet e lidhura për arsimin dhe sistemin në arsimin e mesëm profesional. Me këtë rast, drejtori i delegacionit të odës gjermane në Serbi, Martin Knap, para organeve dhe trupave të Odës, do të mbajë prezantim në temë: “Sigurimi i kuadrit profesional dhe kualifikues në pajtim me nevojat e biznesit – krijim i sistemit dual në arsimin e mesëm profesional”.

Në ndarjen e çmimeve është paraparë prania e drejtorit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Popovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button