fbpx

Zbardhet pasuria e çiftit Rama, ja sa i kushton shtëpia e re

Zbardhet deklarimi i pasurisë së Kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij për vitin 2015. Sipas të dhënave të publikuara nga “Open Data Albania”, mësohet se vila e Kryeministrit Rama në fshatin e Surrelit, në komunën Dajt është deklaruar me një vlerë prej 39,607,741 lekësh ose rreth 395 mijë dollarë.
“Bashkëpronar me 50%, e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita Rama, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39,607,741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshatin Surrel, komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie”, thuhet në deklaratën e pasurisë së Kryeministrit Rama, shkruan “Panorama”.

Ndërkohë që në kategorinë e detyrimeve të papaguara thuhet se kreu i qeverisë ka si “detyrim të papaguar ndaj subjektit ndërtues të ‘shtëpisë së banimit në Surrel’, me vlerë – 12 056 241 lekë, detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten”.

APARTAMENTE
Gjithashtu, në deklaratën e vitit 2015 Kryeministri është regjistruar si pronar i dy apartamenteve të Tiranë, një banesë e privatizuar dhe e rivlerësuar në vitin 2012 me vlerë 5,422,100 lekë, me sipërfaqe 59 m². Po ashtu, pronar i një studioje artisti me sipërfaqe 65 m², në Tiranë, e trashëguar nga babai, me vlerë 2,500,000 lekë të rinj.

Në kategorinë e pasurive të paluajtshme, bashkëshortja e Kryeministrit, Lindita Rama, ka deklaruar blerjen e një apartamenti në të cilin figuron pronare 100% në Tiranë, banesë me sipërfaqe 146.15 m2 + verandë 68 m2 + garazh 17 m2, blerë me pjesë në 2009¬ n dhe 2015¬n. Në listën e pasurive të paluajtshme Lindita Rama rezulton pronare e truallit të blerë në Surrel, me sipërfaqe 4 483 m2.

PIKTURAT
Për herë të parë, Kryeministri Rama ka deklaruar edhe fitimin që ka marrë nga shitja e pikturave, edhe pse në deklaratën zyrtare nuk i ka ndarë veçmas të ardhurat e fituara nga libri “Kurban” me një vlerë prej 26 mijë dollarësh. “Të ardhura nga krijimtaria artistike: shitje e librit ‘Kurban’, shitje punë artistike vlera neto me detyrime tatimore të zbritura 2,694,009 (dy milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë”, thuhet në deklaratën e kreut të qeverisë.

Në deklaratën e pasurisë së Kryeministrit është shtuar dhe djali, Gregori, se ka fituar nga shitja e veprave të artit. Në deklaratën e vitit 2015 thuhet se Gregor Rama ka ftuar 3400 euro nga shitja e pikturave. Ndërkohë që Gregori ka pakësuar llogarinë bankare me minus 197,626 lekë.

LINDITA RAMA
Bashkëshortja e Kryeministrit, Lindita Rama, ka shtuar në llogaritë e saj personale gjatë vitit 2015 një shumë prej 3,004,470 lekësh të rinj. Ajo ka deklaruar nga paga e saj si eksperte shumën prej 1,929,676 lekësh.

Ndërsa 1,936,237 lekë janë shtuar si të ardhura nga qiraja e apartamentit në pronësi të saj. Në deklaratën e vitit 2015, thuhet se Lindita Rama ka dhënë hua një shumë prej 70 mijë eurosh pa interes, e përcaktuar me datën e huadhënies. Në kategorinë e likuiditeteve dhe kategorive kesh, thuhet se: “Bashkëshortja Lindita Rama zotëron gjendje llogari bankare më 10.09.2013 në vlerën 6 206 644.3 lekë, deklarohet 100% pjesëtare”.

Në deklaratën e pasurisë thuhet se çifti kryeministror nuk zotërojnë automjete, ndërkohë që thuhet se: “kanë paguar bashkërisht me zonjën Rama, gjatë 2015¬s, detyrimin në vlerën 7 099 (shtatë mijë e nëntëdhjetë e nëntë) euro për kredinë e marrë në një bankë të nivelit të dytë, aktivizuar kredia më 22.10.2013 me vlerë 80 000 euro, afat shlyerjeje 10 vjet. Shuma e mbetur pa paguar pas datës 31 dhjetor 2015 është 64 923 EU”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close