UT-ja regjistrime në fakultete të shuara

Pavarësisht vendimit për mbylljen e Fakultetit të Shkencave të Zbatuara nga ana e Ministrisë së Arsimit, Universiteti i Tetovës nuk ka hequr dorë nga 7 drejtimet në kuadër të këtij fakulteti.

Universiteti ka hapur regjistrimet për studentë, për vitin e ardhshëm akademik. televizioni ALSAT kontaktoi këtë universitet, prej nga shpjeguan përmes telefonit se hapja e regjistrimit të studentëve është bërë në konsultim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në arsyetim qëndron se UT-ja ka ende të drejtë të regjistrojë studentë dhe të mbajë hapur degët, për aq kohë sa Gjykata Kushtetuese nuk ka ndarë drejtësinë lidhur me ankimin e bërë për kushtetutshmërinë e vendimit për shuarjes së këtij fakulteti, nga ana e Qeverisë, dhe kalimin e tij në kuadër të Universitetit të ri “Nënë Tereza” në Shkup, ende pa u ndërtuar. Nga Zyra për Informim e Universitetit të Tetovës nuk deshën të komentonin se çfarë do të ndodhte me studentët që po pranohen, nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të vijë në muajt në vijim, dhe të mos jetë në favor të UT-së. Për këtë çështje, përgjigje duhet të japë rektorati.

Të njëjtat pyetje, ALSAT ia dërgoi edhe ministrit të ri të Arsimit, por nuk mori përgjigje. Nuk dihet as fakti nëse pëlqimin për fillimin e regjistrimit të studentëve, e ka dhënë ish ministri Abdilaqim Ademi apo ministri aktual i arsimit Pishtar Lutfiu. Nga ana tjetër, nisja e regjistrimeve në UT për fakultetet e shuara ngre dyshime se universiteti i ri “Nënë Tereza” nuk do të jetë gati për këtë vit akademik, siç u premtua nga autoritetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button