Në tokën e shqipeve në rrezik zhdukje shqiponjat!

Shqipëria ka një listë të posaçme të shpendëve më të rrezikuar dhe për të cilët do të kërkohet mbrojtje e veçantë.

Ministria e Mjedisit dhe Pyjeve ka hartuar një listë, e cila është botuar këtë të hënë në faqen e Fletores Zyrtare.

Vendimi ka hyrë në fuqi sot. Kujtojmë se Ministria e Mjedisit ka zgjatur moratoriumin për mbrojtjen e shpendëve, shumë prej të cilëve ishin drejt zhdukjes në vendin tonë.

Janë rreth 170 lloje shpendësh, të cilët do të kenë mbrojtje të veçantë.

Zakonisht është folur në përgjithësi për moratoriumin e gjymtisë, por së fundi kemi një listë konkrete me shpendët e rrezikuar dhe që mbrohen posaçërisht.

Pas pelikanit kaçurrel, në listë janë përfshirë edhe një sërë shpendësh, përfshirë Shqiponjat peshkngrënëse, Shqiponja e detit, Shqiponja gjarpërngrënëse, Shqiponja perandorake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button