KSHZ: Deri më 4 maj mblidhen nënshkrimet për kandidatët e diasporës

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njofton të gjithë qytetarët e interesuar të Republikës së Maqedonisë që janë përkohësisht me punë apo qëndrojnë jashtë vendit që në bazë të nenit 2 paragrafi 1 pika 5, ndërkaq me nenin 61 paragrafi 2 nga Kodi Zgjedhor, deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor kanë të drejtë të paraqesin listë të kandidatëve për zgjedhje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për njësinë zgjedhore numër 7, njofton Portalb.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor, njofton se mbledhja e nënshkrimeve do të kryhet përpara personave të autorizuar në përfaqësitë diplomatike konsulare dhe zyra konsulare të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit, duke filluar nga  25 prilli deri më 4 maj 2016, çdo ditë nga ora 8:30 deri në ora 19:00, në formular të caktuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor i cili mund të merret në ueb-faqen zyrtare të KSHZ-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button